Sports Illustrated bëri histori duke vendosur një modele masë të madhe në kopertinën e saj
Gjithë çështja e pozitivitetit të trupit për vitin 2016 nga Sports Illustrated Swimsuit e arriti kulmin në një moment të madh të shtunën mbrëma, kur firma e bëri Ashley Graham një nga tre yjet e saj të kopertinës.
Me bikini sportive ngjyrë vjollcë dhe portokalli, Graham përçon seks appeal dhe vetëbesim në imazhin e zjarrtë kapur nga fotografi James Macari. Modelja 28-vjeçare shprehu në Instagram mirënjohjen e saj të përzemërt për realizimin e kopertinës novatore:
Vërtet pa fjalë!!! Kjo kopertinë është për çdo grua që ndjehet se nuk është mjaftueshëm e bukur për shkak të madhësisë së saj. Ju mund të bëni dhe të arrini çdo gjë që doni. Shumë faleminderit të gjithë ekipit@si_swimsuit! Unë jam shumë e emocionuar që do të jem pjesë e familjes tuaj. Ju dua të gjithëve !!! # siswim #beautybeyondsize
Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, numri shumë i pritur vjetor përmban tre gra, që përfaqësojnë tri lloje të ndryshme trupi. Graham i bashkohet modeles amerikane Hailey Clauson dhe luftëtares sëUFC, Ronda Rousey.
“Të treja gratë janë të bukura, seksi dhe të forta. Bukuria nuk pritet me thikë. Bukuria nuk është” një madhësi qëi përshtatet të gjithëve. ” Bukuria është kudo rreth nesh dhe kjo u bë veçanërisht e qartë për mua, ndërsa po fotografonim dhe redaktonim numrin e këtij viti” tha asistent redaktori administrativ i SI Swimsuit, MJ Day.
Ne nuk kemi asnjë dyshim që ky veprim i mrekullueshëm nga Sports Illustrated do të frymëzojë më shumë gra që të duan dhe të pranojnë trupat e tyre unikë dhe të ndryshëm./A.A.