Skandali në Irlandë, mbathjet e një vajze që mendohet të jetë përdhunuar përdoren si dëshmi në gjykatë

Mbrojtësit e të drejtave të grave në Irlandë u organizuan në protesta, pasi një burrë u lirua nga akuzat për përdhunimin e një 17-vjeçareje, në një gjykim ku u përdorën mbathjet e vajzës si dëshmi.
Në argumentin e saj përfundimtar para daljes së vendimit, avokatja mbrojtëse Elizabeta O’Connell i kërkoi jurisë të merrte parasysh të brendshmet që vajza kishte veshur natën kur ajo tha se ishte përdhunuar. “Duhet të shikoni se si ishte veshur ajo”, tha O’Connell, sipas një raporti në gazetën irlandeze Examiner.
Djali 27 vjeçar i akuzuar për përdhunim, i cili pretendon se marrëdhënia ishte me pëlqimin e të dy palëve, u shpall i pafajshëm nga gjykata, në një seancë që zgjati rreth 90 minuta. Verdikti i gjykatës ngjalli zemërim dhe protesta. Pothuajse 400 persona u mblodhën në qytetin Cork të mërkurën kundër vendimit, raportoi irlandezja Independent, ndërsa fushata e mediave sociale #ThisisNotConsent u përkrah nga miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën. Të shumta ishin postimet e shoqëruara me fotografi mbathjesh e veshjesh.
“Pëlqimi nuk mund të vijë nga artikujt e veshjeve.” tha Orlagh O’Connor, një banor i qytetit të Dublinit në Twitter. “Të brendshme tona nuk japin pëlqim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Ruth Coppinger, një ligjvënëse irlandeze, ngriti një palë të brendshme në parlamentin e vendit të martën për të tërhequr vëmendjen për rastin dhe atë që ajo e quajti një kulturë të fajësimit të viktimës. / k.j