Simone Veil, ikona e feminizmit Evropian, ndërroi jetë në moshën 89-vjecare
Simone Veil, e mbijetuar e kampeve naziste të vdekjes, Presidente e Parlamentit Evropian e cila drejtoi cështjet lidhur me të drejtën e abortit si një prej politikaneve më të shquara franceze, u nda nga jeta në moshën 89 vjecare.
Një ceremoni mortore me nderime ushtarake do të mbahet të mërkurën në “Les Invalides” në Paris, vendi ku prehet Napoleoni. Si shenjë vlerësimi e këtij kombi ndaj Veil, flamujt do të vishen me shirita të zinj dhe flamujt Europian do të ngrihen në gjysmë shtizë.
“Qoftë shembulli i saj, burim inspirimi për bashkëatdhetarët”, ka shkruar Presidenti francez Emanuel Macron.
Simone Veil ka thënë se ka qenë përvoja e saj në kampet e përqëndrimit, ajo që e ka bërë të besojë fort në unifikimin e Evropës. Dy herë ministre në kabinetin francez, Veil u bë e njohur për betejën e saj mbi legalizimin e abortit në vitet 1970. Ligji francez mbi abortin njihet edhe sot, katër dekada më vonë, si ligji “Veil”, të cilin ajo e ka quajtur arritjen e saj më të madhe.
/l.k./