Si të jesh baba dhe feminist
Për mua, feminizmi është traditë dhe trashëgimi familjare, por edhe një lëvizje të cilën kam zgjedhur ta përqafoj. Unë jam një feminist dhe për këtë arsye jam një baba më i mirë. Kështu jemi të gjithë.
Feminizmi më mësoi të jem rehat dhe krenar për atë që jam, dhe inkurajoi vendosmërinë time.
Nëse besoni se baballarët janë të aftë të ndërrojnë pelena, të ushqejnë dhe rritin fëmijë, siç mund të bëjnë gratë, ju mund të jeni feminist. Nëse jeni një baba shtëpiak dhe gruaja juaj (ose burri) është shtylla e familjes , ju mund të jeni feminist.
Baballarët feministë:
- Nuk ka diçka të tillë si “punë burrash” ose “punë grash” për një baba feminist
- Pse mos të të mësojë se si të ndryshosh vajin e makinës vetëm sepse je vajzë? Me siguri që nuk ke frikë ti bësh duart pis, dhe gjithsesi do të të duhet ta mësosh herët a vonë. Baballarët feministë nuk i shohin detyrat si mashkullore ose femërore; ata i shohin ato si detyra njerëzore që ne të gjithë duhet ti mësojmë gjatë jetës tonë.
- Baballarët feministë ju mësojnë që kurrë të mos jeni të kënaqura me atë që keni, dhe gjithmonë të përpiqeni për më shumë. Vetëm se shoqëria mendon se duhet të qëndroni në një flluskë, nuk do të thotë që të veproni kështu, dhe baballarët duhet ti shtyjnë vajzat e tyre për të zgjeruar zonat e tyre të rehatisë sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që të kenë sukses.
- Baballarët më të mirë ju kushtojnë kohë për të dëgjuar se çfarë keni për të thënë. Ata kanë vërtetë interes për jetën tuaj, dhe do të ofrojnë këshilla të mira bazuar mbi situatën.
- Baballarët fantastikë i mësojnë vajzat e tyre të mos presin që dikush të vijë tu ofrojë atyre çdo gjë në mënyrë që ato më në fund, të mund të kenë jetën që duan. Ata i mësojnë fëmijët e tyre që të punojnë shumë për të marrë atë që meritojnë, dhe të dinë se të qëndruarit pasiv nuk do të çojë askund./A.A