Si lidhet dhuna me armë dhe maskuliniteti toksik
Komediani Michael Ian Black beson se “djemtë tanë janë thyer” – dhe i bie pikës.
Në prag të të shtënave masive të së mërkurës në Marjory Stoneman Douglas High School në Floridën e Jugut, Black bëri një vëzhgim prekës që lidhi pikat midis epidemisë së dhunës me armë në Amerikë dhe maskulinitetit toksik.
“Më i thellë se problemi i armëve është ky: djemtë janë thyer,” shkroi në Twitter Black mbrëmjen e së mërkurës. “Derisa tërregullojmë burrat, duhet të rregullojmë problemin e armëve.”
Të paktën 17 vetë u vranë dhe 15 u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë sulmi në shkollën e mesme të Floridës Jugore këtë të mërkurë. Ky sulm shkollor është i 18-ti vetëm për vitin 2018.
I dyshuari, ish-studenti i kësaj shkolle, 19-vjeçari Nikolas Cruz, tani është në paraburgim. Një studente 17-vjeçare me emrin Victoria Olvera i tha Associated Press të enjten se Cruz ishte abuziv me ish të dashurën e tij dhe më pas u dëbua nga shkolla pasi u zu me të dashurin e ishit të tij.
Mësuesi i matematikës, Jim Gard i tha The New York Times se studentët i kishin thënë se Cruz ishte i fiksuar me një studente femër “deri në pikën që ta përndiqte atë.”
Ndërsa dhuna me armë bëhet gjithnjë e më e zakonshme në SHBA, duket se ka një konstante: Shumica e agresorëve janë burra, shumë prej të cilëve kanë një histori abuzimi fizik ndaj grave në jetët e tyre.
Black vuri në dukje se rolet strikte gjinore po vrasin njerëz.
“50 vitet e fundit e kanë ridefinuar gruan: gratë u mësuan se mund të bëheshin gjithçka. Nuk ka asnjë lëvizje të njëjtë për burrat të cilët janë ende në përgjithësi të kyçur në të njëjtin model të ngurtë dhe të vjetëruar të maskulinitetit që po na vret,” tha ai.
Ai shtoi se burrave duhet t’u jepet e njëjta hapësirë si gratë që të zbulojnë identitetet e tyre dhe të shprehin emocionet e tyre.
“Nëse doni të lëndoni një burrë, gjëja e parë që bëni është të sulmoni maskulinitetin e tij. Burrat nuk kanë gjuhën për të kuptuar maskulinitetin si çdo gjë tjetër, përveç një versioni të njeriut të shpellave, sepse asnjë gjuhë nuk ekziston,” tha Black.
Melanie-Angela Neuilly, një profesoreshë në Departamentin e Drejtësisë Penale dhe Kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, lidhi maskulinitetin toksik me dhunën me armë në një bisedë me HuffPost në vitin 2016.
“Ne i rrisim djemtë tanë me miratimin që dhuna do të jetë pjesë e sjelljeve të tyre (“djemtë janë djem”), duke i mësuar ata që të shtypin të gjitha ndjenjat përveç zemërimit (“djemtë nuk qajnë”), në një shoqëri që i objektivizon vajzat dhe gratë,” tha ajo. “Ndërsa është problematikë në vetvete (‘patriarkati po lëndon edhe burrat’), shohim se abuzuesit kryesisht vijnë nga prejardhje abuzive dhe kështu vetëm kopjojnë modelet që kanë mësuar gjatë fëmijërisë së tyre, modelet të cilat, edhe pse kriminale, në fund të fundit janë përforcuar në disa mënyra në një kulturë mashkullore të dhunës”./A.A.