Shprehjet më të bukura të personave te famshem rreth feminizmit në 2014
Posted On 24/12/2014
0
Kliko mbi fotot për të lexuar thëniet e personazheve në Shqip.
- “Kam kuptuar që të luftosh për të drejtat e grave, shumë shpesh është bërë sinonim i urrejtjes ndaj burrave. Një gjë e di me siguri. Kjo gjë duhet të ndalojë. Sa për dijeni, feminizmi, përkufizohet me besimin se burrat dhe gratë duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi. Është teoria politike, ekonomike dhe sociale e barazisë së sekseve.”- Ema Watson
- “Feministët besojnë se burrat dhe gratë duhet të kenë të njëjtat mundësi. Nëse jeni feminist, ju besoni në të drejtat e barabarta në tërësi. Ky nuk është një koncept që mund ta kundërshtoni.” – Lena Dunham
- “Shumë vajza thonë që nuk janë feministe, sepse mendojnë se kjo do të thotë të jenë të zemëruara, të pakënaqura apo që po ankohen. Ato mendojnë se po rebelohen apo po protestojnë, por nuk është aspak kështu. Thjesht do të thotë që ju besoni se burrat dhe gratë duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta. Të thuash që nuk je feministe, do të thotë që mendon se burrat duhet të kenë më shumë të drejta dhe mundësi se gratë.” – Taylor Swift
- “Unë jam feministe. Po, është e vërtetë që gratë kanë më shumë të drejta dhe influencë se kurrë, por nuk është aspak e barabartë me të drejtat e burrave. Nuk është. Është një çmenduri. Është shumë gjë e keqe që gratë janë shumë pak të përfaqësuara në Hollywood.” – Claire Danes
- “Mendoj se disa aktorë dhe muzikantë të mëdhenj ndjejnë se duhet ti flasin audiencës së tyre dhe ato fjalë e ngatërrojnë atë audiencë. Është njësoj si të thuash ‘Unë nuk besoj tek makinat, por unë e ngas një makinë përditë dhe më pëlqen shumë që më çon në shumë vende dhe e bën jetën time shumë më të lehtë dhe më të shpejtë dhe nuk e di se çfarë do të bëja pa të.” – Amy Poehler
- “Pse na shohin si jo të barabarta? Këto sjellje të vjetra janë ngulitur tek ne që në fillim. Ne duhet t’u mësojmë djemve tanë rregullat e barazisë dhe respektit, në mënyrë që kur të rriten, barazia gjinore të bëhet një mënyrë jetese. Dhe duhet t’u mësojmë vajzave tona që mund të arrijnë deri aty ku mund të arrijë një qënie njerëzore.” – Beyonce
- “Unë jam për barazinë, pikë. Mendoj se nuk ja kemi arritur 100 për qind. Dua të them, rrepistat kapin pjesët private me dorë gjithë ditën e kanë zogëza vërdallë, por askush nuk thotë gjë për këtë. Por nëse unë kap pjesët private dhe kam zogëza modele rreth meje, jam një femër e degraduar? Unë jam një femër- duhet të kem mundësinë që të kem femra rreth meje! Por unë jam pjesë e evolucionit. Shpresoj.” – Miley Cyrus
- “Nuk e di nëse dikush ndonjëherë do të mohonte se është feminist. Është kthyer në një karikaturë këto ditë. Mendoj se po demonizohet që të zvogëlojnë atë në çfarë besojnë feministët. Por unë mendoj se të jesh feminist thjesht do të thotë se beson në të drejta të barabarta, dhe mendoj se nëse pyet këdo a beson në të drejat e barabarta, ata do të thonë po, burra ose gra. Dhe nëse nuk thonë kështu- kush dreqin do ta thoshte një gjë të tillë?” – Leighton Meester
- “A jam feministe? Sigurisht që po, jam feministe. Mendoj se njerëzit që ndjehen të kërcënuar nga feminizmi, fatkeqësisht mendojnë se ka të bëjë me djegje sutjenash dhe të qënit agresive, dhe mendoj se kjo është me të vërtetë e gabuar dhe shumë e rrezikshme.” – Jenny Slate
Botuar në Buzzfeed
Amy PoehlerBeyonceClaire DanesEma WatsonfeminizmiJenny SlateLeighton MeesterLena DunhamMiley CyrusTaylor Swift