Shpallen çmimet “Gruaja e Vitit” në politikë, media dhe shoqërinë civile
Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me “Shtëpia e të Drejtave të Njeriut” dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, shpalli fitueset e vlerësimit “Gruaja e Vitit 2015″ në Shqipëri.
Të nominuarat, janë ndarë në tre kategori, Gruaja e Vitit në politikë; Gruaja e Vitit në media; Gruaja e Vitit në shoqërinë civile.
Me çmimin Gruaja e Vitit në kategorinë Politikë u vlerësua Grida Duma, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Media shkoi për Eni Çobanin, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për Flutura Xhabijen, Drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare.
Çmimet për gratë më të suksesshme të vitit janë ndarë për herë të parë në vitin 2014 dhe kanë për qëllim të fuqizojnë kauzën e të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri.
/m.g