Shkencëtarja me ngjyrë studion metoda të reja të investigimit të përdhunimeve
Doktoreshës Candice Bridge, gruaja e parë me ngjyrë që jep lëndën e kimisë në Universitetin e Floridës Qëndrore, i është dhënë një grant i konsiderueshëm – dhe ajo ka në plan ta përdorë atë për të kërkuar mënyra për të përmirësuar metodat e hetimit në rastet e dhunës seksuale, raportoi Atlanta Black Star.
Instituti Kombëtar i Drejtësisë i dha Bridge 324.000 dollarë për të gjetur alternativa testimi të ADN-së duke përdorur burimet për të cilat vetëm FBI dhe një pjesë e vogël laboratorësh të mjekësisë ligjore kanë qasje, sipas një njoftimi për shtyp që njoftoi çmimin në 30 nëntor.
“Ky grant do të na mundësojë të kryejmë kërkime me një mjet të ri e të veçantë, për të identifikuar ata që kryejnë sulme seksuale, kur nuk ekziston prova tradicionale e ADN-së”, tha Bridge në një publikim. “Kjo është një linjë e rëndësishme e hulumtimit që është bërë edhe më e rëndësishme tani që përdhunuesit përpiqen ti shmangen kapjes duke mbuluar gjurmët e tyre të ADN-së pas një sulmi.”
Bridge dhe ekipi i saj prej 11 personash do të vëzhgojnë lubrifikantët e shkëmbyer gjatë një sulmi seksual. Përveç grantit NIJ, Bridge ka fituar edhe një çmim monetar nga universiti i saj, të cilin ajo do ta përdorë për të shqyrtuar se si trupi mund të prishë lëngjet pas një sulmi, para se ekspertët ligjorë mund ta analizojnë atë. Ajo gjithashtu po punon edhe me Zyrën e Avokatit Publik në Orlando për të krijuar një website arsimor për avokatët, duke i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë mund të bëjë realisht mjekësia ligjore.
Bridge krenohet me një të CV të shkëlqyer: Kur ishte 25 vjeç, u bë një nga njerëzit e parë në SH.B.A që mori një doktoraturë në mjekësi ligjore dhe u bashkua me departamentin e kimisë në Universitetin e Howard si profesore, gruaja e parë që e ka arritur këtë. Para se të jepte mësim në UCF, ajo ka punuar për Qendrën Shkencore të Mbrojtjes Ligjore të Ushtrisë së SH.B.A.
Gratë janë shumë pak të përfaqësuara në karriera që lidhen me shkencat, por gratë me ngjyrë e kanë edhe më të vështirë. Në vitin 2002, tetë gra me ngjyra kanë marrë titullin Ph.D.s në shkencat kompjuterike, sipas Fondacionit Kombëtar të Shkencës. Dhjetë vjet më vonë, ky numër është rritur – në 16. Fushat përkatëse – shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë – të cilat nuk kanë tronditur as gjininë e tyre, as paragjykimin racial ndaj tyre. Një raport i vitit 2014 nga Qendra Center for WorkLife Law ka zbuluar se 48% e grave me ngjyrë dhe 47% e grave latine në këto industri janë “marrë gabimisht si staf administrativ ose kujdestarie.”
Është veçanërisht e këndshme të shohësh një grua me ngjyrë të ketë kaq shumë sukses në STEM, veçanërisht duke parë të metat e mëdha të sistemit tonë të drejtësisë penale, kur vjen fjala për dhunë seksuale. Ndërkohë që do kemi të bëjmë me një administratë që nuk duket të jetë shumë e shqetësuar për sulmin seksual si krim, tashmë ekzistojnë dhjetëra mijëra kuti përdhunimi të prapambetura e të paanalizuara në mbarë vendin, prandaj njohuri të reja në përmirësimin e hetimeve të dhunës seksuale duket më e nevojshme se kurrë./A.A.