Shenjat e mastektomisë të mbuluara me tatuazhe
Mastektomitë, apo heqja kirurgjikale e një pjese ose të gjithë gjirit, mund të jenë procedura që shpëtojnë jetë për njerëzit që vuajnë ose janë në rrezik të zhvillimit të kancerit të gjirit, por plagët që lënë pas mund të jenë si fizike ashtu dhe psikologjike. Për disa gra, të bëjnë tatuazhe në gjinjtë e tyre pas mastektomisë është bërë një mënyrë e fuqishme për të fituar atë që kanë humbur.
Një faqe interneti e quajtur P.Ink ka ndihmuar artistët e tatuazheve të lidhen me gratë që duan të mbulojnë me tatuazhe plagët e tyre të mastektomisë. Një artist i tillë tatuazhesh, David Allen, ka pasur gjëra frymëzuese për të thënë në lidhje me procesin; “Ajo çfarë ishte klinike u bë sërish e bukur… nga sterile ne u kthyem në sensuale. Ne rimorëm kontrollin. ”
Marrë nga: www.boredpanda.com