Shefja në Malawi prish 850 martesa fëmijësh dhe i kthen vajzat në shkollë
Theresa Kachindamoto, shefja e lartë në krahinën e Dedza të Malawi-së Qëndrore, ka pushtet mbi rreth 900.000 njerëz … dhe ajo nuk ka frikë ta përdorë autoritetin e saj për të ndihmuar gratë dhe vajzat në krahinën e saj. Në tre vitet e fundit, ajo ka anuluar më shumë se 850 martesa fëmijësh, ka kthyer qindra gra të reja përsëri në shkollë për të vazhduar arsimimin e tyre dhe bëri hapa për të pastruar ritualet që kërkojnë që vajzat shtatë vjeçare të shkojnë në kampet e inicimit seksual(të mësojnë rreth seksit në praktikë me një person të vendosur nga vetë fshati). Me më shumë se gjysma e vajzave Malawi të martuara para moshës 18 vjeçare, sipas një studimi të vitit 2012 të Kombeve të Bashkuara – dhe një renditjeje vazhdimisht të ulët në indeksin e zhvillimit njerëzor, qëndrimi i mirë i Kachindamoto-s dhe masat efektive e kanë bërë atë një aleate të rëndësishme në luftën për të drejtat e grave dhe fëmijëve.
Kachindamoto, e cila ka lindur në Qarkun Dedza, ka punuar si sekretare për njëzet e shtatë vjet në një qark tjetër, por atë e thirrën të kthehej në shtëpi të shërbejë si shefe. Pas kthimit të saj, ajo u trondit kur pa vajza 12 vjeçare me bebe dhe bashkëshortë të rinj dhe shpejt filloi të veprojë. Vitin e kaluar, Malawi ngriti moshën ligjore për t’u martuar në 18 vjeç, por pëlqimi i prindërve vazhdon të shërbejë si një shteg për të lejuar vajzat më të reja të martohen. Kachindamoto urdhëroi 50 nga nën-shefat e saj për të nënshkruar një marrëveshje që ti japë fund martesës së fëmijëve në Qarkun Dedza. Kur disa shefa meshkuj vazhduan të miratojnë martesat, Kachindamoto i pezulloi derisa ata anuluan martesat. Përveç anulimit të martesave (330 vetëm në qershor të vitit 2015!), kjo shefe e ashpër dërgoi fëmijët përsëri në shkollë, shpesh duke paguar tarifat e tyre shkollore me paratë e saj. Ajo gjithashtu i ka kërkuar parlamentit që të rrisë moshën minimale të martesës në 21 vjeç./A.A.