Sfida e belit të hollë kinez ka shkaktuar zemërim
Përdorueset kineze të internetit kanë postuar foto në internet për të treguar se janë “të holla si letër”, duke shkaktuar debat në mbarë botën në lidhje me standardet e bukurisë.
Çmenduria e mediave sociale ka parë gra të mbajnë një copë letër A4 vertikalisht, për të mbuluar belin e tyre.
Gazeta kineze Popullore e përshkroi atë si një “sfidë fitnesi”.
Por, njerëzit në Kinë dhe në vende të tjera janë përgjigjur me fotot e tyre, duke argumentuar se një bel 21cm është jo i shëndetshëm dhe joreal.
Çmenduria filloi në rrjetet sociale, si Weibo dhe WeChat, me përdorueset si aktorja Zhang Li që postonin foto, para se të bëhej globale në Twitter dhe Instagram.
Duke postuar nën hashtagun # A4waist dhe # A4waistchallenge(beli A4 dhe sfida e belitA4), shumë përdorues të internetit treguan përbuzjen e tyre për trendin.
Sfida e belit A4 nuk është e para sfidë e pazakontë në internet me maninë e theksuar të bukurisë së dobët që vjen nga Kina./A.A.