Rrëfim i jashtëzakonshëm për Atifete Jahjagën në AlJazeera
Puna e saj lidhur me mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është paraqitur në një shkrim të gjatë të AlJazeera-s.
Atifete Jahjaga, presidentja e Kosovës, sapo kishte mbaruar fjalimin e saj në lidhje me statusin e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, kur, në pjesën e prapme të sallës së konferencave, disa gra filluan të qajnë dhe heshtja sundoi.
“Unë menjëherë e kuptova që kishte gra të mbijetuara nga dhunimet gjatë luftë s në sallë .” kujton Jahjaga. Ishte 25 nëntor 2012, dhe ajo po merrte pjesë në një konferencë në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Ajo nuk e dinte se viktima të përdhunimit do të ishin të pranishme. “Dua ta mbyll këtu,” i tha ajo audiencës prej rreth 40 personash, midis tyre dhe zyrtarë nga ambasada britanike, nga Ministria e Shëndetësisë, anëtarët e parlamentit, si dhe organizatat e shoqërisë civile.
Pastaj ajo i kërkoi asistentes së saj për të organizuar një takim me të mbijetuarat në një dhomë të veçantë.
Katër gra erdhën dhe u ulën për të folur.
“A mund të më thoni se çfarë ka ndodhur?” Jahjaga i pyeti gratë.
“Së pari, duhet të shihni trupin tim”, u përgjigj një grua rreth të 40-ve.
Ajo filloi të tregojë lëndimet dhe shenjat e trupit. “Oh, Perëndia ime, çfarë po shoh këtu? E pabesueshme. E pabesueshme”, kujton Jahjaga
Gruaja kishte katër S-së – që përfaqësojnë kryqin serb në këmbën e saj, të prerë me thikë, së bashku me një gjurmë djegie me cigare. Jahjaga më vonë kuptoi se bashkëshorti i gruas dhe vajza tre-vjeçare ishin vrarë në ditën që ajo ishte përdhunuar. “Kjo temë është ajo të cilën gjithmonë e kujtoj, pa marrë parasysh se në çfarë lloj momenti gjindem.” shpjegon presidentja.
Ajo ditë shënoi një pikë kthese për presidenten Jahjaga. Ajo do të bëhej një figurë udhëheqëse në adresimin për gjendjen e 20.000 grave dhe burrave- të dhunuar gjatë luftës në vendin e saj. “Si e kemi lejuar, si popull, ta mbajmë këtë një temë tabu dhe si mund t’i stigmatizojnë ata për mbi 10 vjet ? Lufta nuk është në mendjet e tyre, por në zemrat e tyre,” shton ajo. “Kjo duhet të ndalet.”
E rritur gjatë viteve 1980 dhe 1990 në Prishtinë, ajo i përkiste një brezi që ka jetuar në frikë për atë që ajo e quan “diktaturën dhe regjimin nga Serbia”
“Ishte një situatë e tmerrshme”, thotë ajo. “Brezi im nuk i lejohej të jetonte i lirë ”
Pas luftës, policia e Kosovës u rindërtua si një institucion krejtësisht i ri, e cila përfshinte rekrutimin e oficereve femra të policisë. “Kjo më bëri të ndryshoj rrjedhën e karrierës sime, duke shkuar nga ligji për zbatimin e ligjit”, thotë ajo me një buzëqeshje. Filloi si një oficere patrulluese dhe përfundoi si zëvendës drejtoreshë me gradën e Kolonel gjeneral lejtnant. Më 6 prill, Jahjaga mori një thirrje që do të ndryshonte jetën e saj. Kristofer Dell, atëherë Ambasadori I SHBA-ve në Kosovë, mblodhi tri partitë kryesore politike për të arritur një marrëveshje për krizën që u bë rreth pozitës së presidentit, dhe e emëroi Jahjagën si kandidate konsensuale. “U kërkua nga unë që ta merrja këtë sfidë në një kohë shumë të vështirë , për mua nuk kishte asgjë tjetër për të menduar, vetëm për të shërbyer në vend, për t’u shërbyer institucioneve dhe për t’u shërbyer, kryesisht, qytetarëve tanë në momentin më të rëndësishëm të vendit tonë.”
Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë për të votuar për presidentin e tyre të ri. Jahjaga mori 80 nga 100 vota, duke e bërë presidentja e parë femër e Kosovës.
Rrjedhshmëria e saj në gjuhën angleze, karizma dhe personaliteti i ngrohtë, e kanë lejuar atë që të rrijë në një tavolinë me udhëheqësit e botës dhe të ftohet nga institucionet kryesore rreth globit për të promovuar Kosovën jashtë rajonit. Në vitin 2014, ajo mori çmimin për Lidership në Shërbimin Publik nga Iniciativa Globale Klinton në Nju Jork dhe u mirëprit në skenë nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeline Albright.
“Puna e saj për të sjellë gratë në krye të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore ka dhënë shpresën e vetme më të madhe për demokraci të qëndrueshme në Kosovë”, tha Albright. Bill Klinton e pranoi Jahjagën para qindra udhëheqësve botërorë dhe drejtuesish biznesi në fjalimin e hapjes së takimit vjetor të këtij viti të Iniciativës Globale Klinton.
“Fakti që Kosova ka një presidente femër, e cila është këtu, tregon se sa përparim është bërë atje,” i tha ai turmës.
Jahjaga do të jetë vetëm 40 vjeç kur ajo do largohet nga detyra e presidentes në prill. Edhe pse ajo nuk e di se çfarë e ardhme e pret, ajo është e sigurt për një gjë: ajo nuk do ti harrojë kurrë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Unë do të jem mbikëqyrëse e gjërave dhe se si po zbatohen ato. Unë do të jem zëri i tyre më i fortë, nuk ka rëndësi se ku jam”, thotë ajo. “Unë jam këtu për ta. Unë kam qenë atje për ta, dhe do të vazhdoj të jem atje për ta.”/A.A.