Zgjedhjet Presidenciale në Sllovaki rikthyen dhe njëherë besimin te vlerat e përbashkëta evropiane dhe liberalizmi. Një kandidate grua, me një platformë progresive, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e njeriut, po cilësohet nga analistët si një rast pozitiv në prag të zgjedhejve të qershorit për Parlamentin Evropian.
Zuzana Čaputová arriti të fitojë zgjedhjet presidenciale edhe pse nuk kishte eksperiencë politike. Ajo arriti të dalë mbi kandidatët e partive tradicionale politike dhe mbi sulmet politike. Gjatë fillimit të fushatës, kur sondazhet po tregonin një përkrahje të gjerë ndaj Zuzana Čaputovás, ajo filloi të kritikohej nga mediat qeveritare dhe nga partitë tradicionale politike si si një kandidate orientimi i së cilës ishte “jo normal”, një “liberale ekstremiste”, “produkt i marketingut të medias” dhe si një “vajzë e papërvojë”. E sërish ajo ja doli të shpallet e para grua presidente në Sllovaki.
Mbështetëse e projektit të përbashkët evropian dhe vlerave të BE-së, ishin të shumtë reagimet pozitive ndaj zgjedhjes së saj.
Ndershmëria në politikë, sundimi i ligjit dhe toleranca” kanë triumfuar mbi “politikën e pushtetit dhe premtimet e rreme të populizmit”, tha presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk një letër urimi të hënën. Ai foli përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, ku partitë populiste-nacionaliste dhe anti-BE po bëjnë fushatë për të rritur numrin e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian.
Presidentja e re sllovake po prezantohet si një kontrast i qartë me politikanët e shumtë populistë-demagogjik-nacionalistë të rajonit, për të cilët kryeministri hungarez Viktor Orban është shembulli kryesor./k.j