Revista “Time” shpall person të vitit “Thyeset e heshtjes” për abuzimin seksual
Revista “Time” ka emëruar “Thyese të heshtjes” – vajzat dhe djemtë që kanë folur në rrjetet sociale kundër abuzimit seksual dhe ngacmimeve – për titullin “Personi i vitit”.
Lëvizja është më së shumti e lidhur me hashtagun #MeToo (edhe unë) e cila u bë virale pas bërjes bujë të akuzave ndaj producentit Hollivudian Harvey Weinstein.
Në shkrimin e saj revista “Time” shprehet se hashtag-u është vetëm një pjesë e realitetit, por jo i gjithë realiteti.
“Ky është ndryshimi më i madh social që kemi parë këto dekadat e fundit nga një lëvizje” shprehet kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal.
Revista ilustron se fenomeni i ngacmimit seksual është i kudogjendur dhe këtë e dëshmon kopertina ku ekspozohen gra nga grupmosha dhe fusha të ndryshme.
Dy personazhe të njohur – Ashley Judd, një prej të parave që ka folur kundër Z. Weinstein dhe këngëtares pop Taylor Swift, e cila fitoi një gjyq ndaj ish-të dashurit të saj DJ. Kjo e fundit u shpreh se ish i dashuri i saj e kishte ngacmuar seksualisht.
Këto dy personazhe vajza ndodhen pranë Isabel Pascual, një 42 vjeçareje e cila vjen nga Meksika dhe është luleshtrydhe-mbledhëse, Adama Iwu, 40 vjeçarja lobiste e një korporate në Sacramento si dhe Susan Fowler, 26 vjeçare e cila ka qenë inxhiniere pranë kompanisë teknologjike “Uber”, ku themeluesi i kompanisë është larguar nga puna pas akuzave të Susan.
“Kjo lëvizje,” thuhet në revistë “nuk e ka një lider. Hashtagu i përdorur #MeToo (edhe unë) ka gjetur solidaritetin e miliona personave të cilët kanë treguar rastet e abuzimit seksual duke i bashkangjitur hashtag-un #MeToo” .
“Gratë dhe burrat të cilët kanë thyer heshtjen vijnë nga të gjitha racat, të gjitha shtresat sociale, të gjitha preokupimet në jetë dhe virtualisht nga të gjitha anët e globit”.
Në shkrim thuhet gjithashtu se “…kolektivisht personat që kanë denoncuar rastet e abuzimit seksual e kanë kthyer turpin e brendshëm në revoltë, dhimbjen në forcë. Lëvizja shihet se ka vendosur disa burra të pushtetshëm përpara llogaridhënies, me përgjegjësi për veprimet e tyre”.
Kjo lloj tradite nga revista ka nisur që në vitin 1927 duke shpallur titullin “Person i vitit” personin që “për më mirë” ose “për më keq” ka influencuar rrjedhën e ngjarjeve botërore për vitin përkatës se kur jepet titulli./k.m/
Kopertina e revistes “Time”:
Burimi: BBC