Reportazhi i BBC: Gratë dhe vajzat e varfra shqiptare viktima të trafikimit në Britani
Media britanike BBC ka publikuar dje një reportazh mbi viktimat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar. Shifrat e fundit nga viti 2015 tregojnë se 3,266 persona kanë qenë viktima potenciale të trafikut në Britani, numri më i madh i të cilëve – 600 – ka ardhur nga Shqipëria.
Gazetarja e BBC-së Reeta Chakrabarti, ka folur me viktimat e trafikimit si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shqipëri.
“Isha e detyruar të shkoja me disa meshkuj”
Në një strehë refugjatësh në jug të Shqipërisë viktimat e trafikimit janë në moshën e vajzave të shkollës, 10 ose 12 prej tyre na shihnin me drojë dhe dukeshin tmerrësisht të reja.
Të gjitha kanë histori brutaliteti dhe shfrytëzimi. Disa nga këta fëmijë që tani janë bërë nëna të fëmijëve të vegjël, produkt i përdhunimeve që u janë bërë.
Seya ishte 14 vjeç kur la familjen e saj të dhunshme. Ajo u shit në një rrjet trafiku nga një person që hiqej se ishte i dashuri dhe e gjeti veten në një rrjet të tmerrshëm krimi, ku nuk dallonte dot se kush ishin viktimat e kush shfrytëzuesit.
Për muaj të tërë ajo u detyrua të flinte me shumë meshkuj dhe me “klientë internacionalë” që paguanin më shumë për një natë.
“I urrej ata,” thotë ajo, duke folur më një vetëkontroll të çuditshëm për moshën e saj të re. “Dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar, sepse të shtypesh nga dikush, të bësh gjërat që ata duan… Të marrin lirinë, të përdorin, të kontrollojnë, nuk e di, është shumë poshtëruese.”
Historia e Seya-s fatkeqësisht nuk është unike. Shqipëria është një vend i vogël në të cilin trafikimi i qenieve njerëzore u zhvillua pas rënies së komunizmit në 1990.
Që atëherë është njohur si një vendburim për njerëzit që rrëmbim, trafikohen e më pas shiten. Trafikuesit janë të mirë organizuar dhe kanë një reputacion për brutalitet.
“Përdhunohesha nga meshkuj çdo ditë”
Ana është një tjetër prej viktimave, me të cilën folëm në Britaninë e Madhe. Ajo vinte nga një qytet i vogël rural, u mashtrua nga një mashkull që hiqet si i dashuri i saj dhe pastaj u shit për prostitucion në Britani.
“Isha diku nëntokë”, tha ajo. “Nuk kisha dijeni për botën përreth meje. Ata nuk më linin të shihja. Hyja në godinë me sy mbuluar”
Ana është në fund të njëzetave dhe ishte e virgjër derisa u trafikua. Duke qarë përgjatë intervistës, por me insistimin që ta tregonte historinë e saj, ajo kujton se si na përdhunohej çdo ditë, nga shumë meshkuj.
Ata më bënin gjëra, thotë ajo, që nuk e imagjinoja kurrë se ishin të mundura.
Ana u arratis, dhe tani është në një shtëpi të sigurt të drejtuar nga Ushtria e Shpëtimit. Ajo ka një fëmijë, i cili i jep forcën dhe arsyen për të shpresuar për të ardhmen.
Por historia e saj, ajo e Seya-s, dhe e qindra të tjerave, duhet të alarmojë autoritetet në Britani dhe në gjithë Europën. Jetët e tyre janë thyer nga një krim brutal.
Numri i të rriturve viktima të trafikut dhe skllavërisë moderne që i referohet “Ushtrisë së Shpëtimit” është rritur në mënyrë eksponenciale, thotë Anne Read, drejtuese e sektorit Anti Trafikimit dhe Skllavërisë Moderne në këtë grup.
Shqipëria përbën shqetësim të madh. “Jetët e njerëzve shkatërrohen nga ky krim i urryer” thotë më tej ajo.
Aktivistët kundër trafikimit shprehen se mendësitë e rrënjosura në shoqërinë Shqiptare ndaj femrave kontribuojnë në këtë problem.
Kjo është një kulturë e dominuar nga meshkujt, ku vajzat e reja në zonat r varfra rurale janë të pambrojtura ndaj dhunës në familje dhe janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për tu larguar.
Kjo i bën ato një pre të lehtë për trafikuesit.
Shpesh viktimat manipulohen dhe rekrutohen përmes martesave të rreme dhe mundësive të punësimit, me trafikantë që u premtojnë se do u mbulojnë shpenzimet, thuhet në një raport të UN Women.
Të dhënat për dënimet mbi trafikimin në Shqipëri janë të paplota, por qeveria ka marrë vlerësime për marrjen e masave në përmirësim të ndjekjes penale. Një raport i Departamentit të Shtetit Amerikan rekomandoi se duhet bërë më shumë në këtë fushë duke “hetuar, proceduar dhe dënuar trafikuesit, përfshirë edhe zyrtarët e implikuar.”
Intervista me një trafikues të dënuar: “Është e tmerrshme”
Autoritet shqiptare na lejuan të flasim me një të dënuar në burg i mbajtur nën siguri të lartë në Korçë, në lindje të vendit. Është mesi i dimrit, bora është e trashë, burgu është i zymtë dhe i ftohtë.
I burgosuri quhet Fatos Kapllani, momentalisht po vuan një dënim me 15 vite heqje lirie për trafikim fëmijësh drejt Greqisë, duke i detyruar të prostituojnë ose të lypin. Ai është vetë baba dhe ka qenë i martuar në atë kohë.
“Ishte një kohë kur të gjithë i bënin këto lloj gjërash” thotë ai, me një mbledhje supesh që ndoshta është pendim, ndoshta turp.
“Është e tmerrshme. Imagjinoj sikur të ishin fëmijët e mi dhe dikush tu bënte atë gjë. Është shumë e tmerrshme.”
/Burimi: BBC
Kliko këtu për të lexuar artikullin origjinal
/l.k./