Seksi nuk shet
Seksi nuk shet. Reklamuesit kanë përdorur gjithmonë seksin për të shitur produkte, në plotë kuptimin e fjalës gjithçka, por një studim i kohëve të fundit zbuloi se seksi nuk shet asgjë. Studimi rishikoi 30 vjet reklamime që përdornin seksin për të shitur, dhe zbuluan se këto reklama nuk kishin asnjë efekt në qëllimin për të blerë produktet. Në fakt, reklamat e seksualizuara ndikonin negativisht në opinionin e përgjithshëm mbi markën. Dhe gratë ishin më të pakënaqura nga burrat, gjë që është e keqe për reklamuesit, sepse gratë kontrollojnë rreth 70% të shpenzimeve shtëpiake. Disa marka të mëdha kanë filluar ta kuptojnë këtë gjë.
Carl’s Jr dhe GoDaddy e kanë ulur ndjeshëm nivelin e seksualitetit në reklamat e tyre.
Rachel Payne, CEO në Fem.Inc thotë: “Shumica e markave kanë interes që reklama të jetë efektive. Kështu që më mirë të shikojmë nëse këto reklama funksionojnë me të vërtetë, apo po biem pre e zgjuarsisë konvencionale që seksi shet./A.A.