Reagimi i disa burrave kur u ngacmojnë të dashurat në rrugë (Video)
Disa burra panë vetëm diçka të asaj që të dashurat e tyre përjetojnë çdo ditë kur ata nuk janë me to, dhe ajo që panë i mërziti shumë.
Në një video nga Cosmopolitan, tre burra shikojnë pamje të të dashurave të tyre duke u ngacmuar në rrugët e New York-ut që është regjistruar duke përdorur një kamera të fshehur. Eshtë e panevojshme të thuhet që nuk ishin shumë të kënaqur me shprehjet dhe gjuhën fyese që i drejtohej të dashurave të tyre.
“Shikojeni pak këtë çmimin këtu,” tha një ngacmues. Një tjetër e quan një nga gratë “kurvë”, kur ajo nuk i përgjigjet ngacmimit.
Një nga burrat ishte i neveritur nga pamjet dhe po mendonte se si do të ndiheshin ngacmuesit nëse do të ndërroheshin rolet.
“Ju jeni bija e dikujt, e ke parasysh, motra e dikujt,” tha ai. “Jam i sigurtë nëse dikush do t’ja bënte këtë nënës së tyre apo kushërirave të tyre ata nuk do ta pëlqenin këtë.”/A.A.