Raporti për të drejtat e njeriut, DASH
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi këtë të enjte raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014. E nëse do të ndaleshim në Shqipëri, konkretisht problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut lidhen me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe atij të kujdesit shëndetësor, me dhunën në familje dhe me diskriminimin ndaj grave.
Referuar të dhënave të vitit 2014, Shqipëria vazhdon të jetë një burim dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë, që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet e romëve dhe egjiptiano-ballkanikëve kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara, ndërsa problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Për të lexuar raportin e plotë, klikoni: www.top-channel.tv