Në shumicën e shteteve në botë, hendeku i pagave gjinore mbetet i pashpjegueshëm, deklaron Organizata Botërore e Punës (ILO) në një raport të fundit. Për Shqipërinë raporti thekson se, sipas orëve të punës, hendeku gjinor i pagave është 32 % (sipas koeficientit GINI).
Deri më tani raporti ka përshkruar evolucionin e pagave mesatare dhe se si mund të lidhet me ndryshimin e produktivitetit të punës. Megjithatë, siç është vërejtur në edicionet e mëparshme të Raportit të pagave globale (ILO, 2014 dhe 2016), pagat mesatare aktuale, ose trendet në pagat mesatare, nuk na informojnë për nivelet e pabarazisë në paga.
Sipas grafikut më poshtë, tregohet pabarazia në paga, siç përfaqësohet nga koeficienti Gini, duke përdorur të dhënat e anketës mbi pagat nga 64 shtete të cilat së bashku reflektojnë shpërndarjen e pagave nga 75 për qind e punonjësve të pagave në botë.
Shifra ilustron pabarazinë në pagë, duke i krahasuar vendet me të tjerët në një nivel të ngjashëm të zhvillimit ekonomik. Koeficienti Gini përmbledh shpërndarjen relative të pagave në popullsi, me vlera më të ulëta (afër zeros) duke treguar nivele më të ulëta të pabarazisë dhe vlera më të larta (afër 100) duke treguar nivele më të larta të pabarazisë në paga.
Grafiku tregon që pabarazia e pagave ndryshon dukshëm midis dhe brenda katër grupeve të vendeve. Vendet me nivelet më të ulëta të pabarazisë në paga gjenden në grupin me të ardhura të larta, ndërsa vendet me nivelet më të larta të pabarazisë në paga gjenden në grupet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
Rritja e pagave globale në vitin 2017 ishte më e ulët që nga viti 2008, duke mbetur shumë më poshtë niveleve të arritura përpara krizës financiare globale. Rritja e pagave globale në terma realë (që është, përshtatur për çmimin inflacionin) ka rënë nga 2.4 për qind në 2016 në vetëm 1.8 për qind në vitin 2017. Nëse përjashtojmë Kinën, me popullsinë më të madhe, rritja globale e pagave në terma realë ra nga 1.8 për qind në 2016, në 1.1 për qind në vitin 2017.
Raporti i ILO 2018/19 analizon hendekun gjinor të pagave dhe fokusohet në dy sfida kryesore: si të gjejnë mjetet më të dobishme për matjen dhe si të ndahen paga gjinore në mënyrë që të informojnë më së miri politikë-bërësit dhe partnerët socialë për faktorët që janë në themel të saj.
Raporti përfshin gjithashtu një rishikim të çështjeve kryesore të politikave, lidhur me pagat dhe zvogëlimin e boshllëqeve të pagave gjinore në rrethana të ndryshme kombëtare.
Ndërsa sipas të dhënave të fundit të INSTAT, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Në vitin 2016 diferenca në paga mes meshkujve dhe femrave ishte më e ulët, në 6.3%. /k.j
Burimi: Monitor