Prezantojmë së fundmi raportin e plotë të monitorimit të medias, realizuar nga Pro-LGBT dhe Historia Ime në saj të projektit Gazetaria Etike në Shqipëri.
Ky projekt, është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane në Tiranë dhe ka përfshirë në monitorim mediat online dhe ato vizive, për praninë e gjuhës së urrejtjes, diskriminuese dhe asaj seksiste.
Pjesa e parë e raportit mbi emisionet e fashës kryesore orare ka marrë në konsideratë tre emisione që transmetohen në televizionet Top Channel, Ora News dhe TV Klan, përkatësisht emisionet: Open, 360 ̊ dhe Opinion. Dy prej emisioneve drejtohen nga moderatorë burra dhe njëri prej emisioneve drejtohet nga një moderatore grua.
Ndërkohë që pjesa e dyte e raportit, Gjuha e urrjetjes dhe diskriminuese në median online në Shqipëri paraqet gjetjet e monitorimit në tre media online, me fokus përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes, seksiste dhe diskriminuese. Në kuadër të këtij projekti mediat online: Syri.net, Shqiptarja.com dhe Balkanweb. Mediat e përfshira në raport u monitoruan përgjatë periudhës 15 mars – 31 gusht 2020.
Duke u bazuar në të dhënat e siguruara prej raportit të monitorimit, në muajt në vijim do të organizojmë 4 sesione online trajnimi mbi Etikën në Media dhe Raportimin Etik. Për tu bërë pjesë e trajnimeve, ju mund të shprehni interesin tuaj në linkun e mëposhtëm.
Thirrje për studentë gazetarie / gazetarë – Trajnim Online mbi Raportimin Etik
Në vijim të prezantimit të gjetjeve të plota, duam të shpërndajmë dhe raportin e plotë në dy gjuhë, shqip edhe anglisht.
Për raportin e plotë në gjuhën shqipe, ju lutem klikoni këtu.
For the full report in English, please click here.
