Raporti i O.K.B zbulon se gratë fitojnë mesatarisht 24% më pak se burrat
Gratë ende fitojnë në mënyrë të konsiderueshme më pak para sesa burrat, megjithëse punojnë me orë më të gjata kur puna e paguar dhe e papaguar është marrë parasysh, zbulon një raport i ri i OKB-së.
Raporti i UN Women tregon se edhe pse ka më shumë gra në vendet e punës dhe duke marrë pozita udhëheqëse në mbarë botën, nivelet e pagës as që i afrohen barazisë në mbarë botën. Mesatarisht gratë nëpër botë fitojnë 24% më pak se burrat, thotë raporti, dhe fitojnë vetëm gjysmën e të ardhurave që fitojnë burrat gjatë jetës së tyre. Gratë në Azinë Jugore përjetojnë hendekun më të madh gjinor të pagave, duke fituar 33% më pak se burrat. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë një boshllëk të pagave prej 14%.
Gratë bëjnë gati 2 ½ herë më shumë punë të papaguar dhe punë shtëpie në krahasim me burrat dhe kanë më pak gjasa për të marrë pension. Vetëm gjysma e femrave në moshë pune janë në fuqinë punëtore në krahasim me tre të katërtat e meshkujve në moshë pune.
Si zgjidhje, raporti sugjeron krijimin e një ekonomie që ti japë prioritet nevojave të grave. Ai ofron 10 rekomandime që qeveritë dhe aktorët e tjerë kyç ti miratojnë, të tilla si krijimi i më shumë vende pune dhe kushte më të mira për gratë, duke ulur segregimin në punë, dhe vendosjen e standardeve për të vlerësuar përparimin në të drejtat ekonomike dhe sociale të grave.
Marrë nga: time.com