Racizmi në Kosovë: Perspektiva e një gruaje afro-latine
Mënyra më e mirë për të trajtuar racizmin në Kosovë është të qendërzosh dialogun në konfliktin ndëretnik midis minoriteteve. Të trajtosh dhe shtetasit e huaj me ngjyrë, pa e dominuar debatin, mund të jetë pjesë e saj.
Në verën e 2015 ishte hera e parë që dola në Kosovë. Isha 18 vjece dhe ishte hera e parë që lija SHBA. Njëkohësisht ishte një kohë kur ende po mendoja të nxirrja në pah identitetin tim. Si një vajzë e re afro-latine dukej se karakteristikat e identitetit tim dilnin në pah gjithmonë. Vetëm një vit më parë unë u konvertova në myslimane.
Me të arritur në Kosovë arrita të kuptoja se pamja ime merrte vëmendjen e shumë kalimtarëve për shkak të ngjyrës sime. Floku im, buzët si dhe struktura e trupit ishin shumë ndryshe nga pamja e gruas kosovare. Për shumë veta isha gruaja e parë me ngjyrë që ata kanë takuar ndonjëherë. Vazhdimisht merrja komplimente për tiparet e mia të errëta. Kjo ishte e cuditshme për faktin se unë vij nga një kulturë ku tiparet e mia nuk shihen si fort të bukura.
Eksperienca ime në Kosovë me ngacmimet rrugës është shumë misogjiniste dhe diskriminuese. Ngacmimi verbal teksa kalon rrugëve është brutal për shumicën e grave pavarësisht etnicitetit, por ngjyra ime e lëkurës e përforcon këtë ngacmim. Shpeshherë djemtë më ndjekin dhe bërtasin emra vajzash të famshme me ngjyrë. U mësova të dëgjoja fjalë si “ Beyonce”,”Rihanna” kur eci dhe ndesh grupe djemsh.
Pas udhëtimit tim të parë në Kosovë në 2015 mora vendimin të vesh shaminë. Për mua ishte një mënyrë që shikimet e meshkujve të pakësoheshin. Në janar të këtij viti u riktheva në Kosovë. Shpresoja se kodi im i ri i të veshurit do të kthehej në mburojë ndaj ngacmimeve të rrugës. Por ndodhi krejt e kundërta edhe pse ngacmimet ishin më të pakta se në 2015. Sidoqoftë tanimë marr ngacmime me shprehje islame si “Selam Alejkum” dhe “Mashallah”. Shumë djem më ftojnë për kafe dhe refizojnë të marrin “jo” si përgjigje. Kam patur dhe shumë raste të frikshme ku njerëzit më kanë ndjekur deri në shtëpi.
Në mendimin tim një pjesë të fajit për ngacmimet seksuale që unë ndesh në Kosovë e ka dhe influenca e medias amerikane. Disa kohë më parë isha në kinema duke parë filmin Fast&Furious. Përgjatë filmit vajzat me ngjyrë stigmatizoheshin dhe trajtoheshin si objekt seksual. Media amerikane rrallëherë i portretizon gratë me ngjyrë me një steriotip ndryshe. Dhe në një vend si Kosova ku gratë me ngjyrë kanë pak ekspozim në shoqëri, ky lloj konsumimi i filmave impakton në perceptimet e shoqërisë. Shtetaset e huaja me ngjyrë në Kosovë kthehen në objektin seksual ekzotik për shumë meshkuj. Rrënjët e ngacmimeve seksuale janë të ngulitura thellë, në qëndrimet dhe perceptimet seksiste ndaj grave e vajzave. Edhe pse ngacmimi seksual në Kosovë mund të shtrihet në rrafshin etnik, problemi në vetvete depërton përtej etnicitetit.
Shqiptarët kanë vuajtur sistematikisht nga diskriminimi. Në Jugosllavi ata diskriminoheshin për faktin e thjeshtë se nuk kishin origjinë sllave. Në 90’ shqiptarët përjashtoheshin nga punët, shkollat e qeveritë për këtë motiv. Ata ishin viktima të dhunës brutale policore dhe pastrimit etnik.
Për tu kthyer në aktualitet, mendoj se një mënyrë e mirë për të trajtuar problemin e diskriminimit dhe ngacmimeve është të vësh në fokus një komunitet me të cilin shqiptarët e Kosovës janë më familjarë, komuniteti rom. Ky komunitet është i diskriminuar në cdo aspekt të shoqërisë kosovare dhe racizmi ndaj tyre është i hapur dhe i normalizuar. Nëse dialogu do të fokusohej në shtetasit e huaj me ngjyrë, debati do të ishte problematik dhe jo-konstruktiv. Trajtimi i të huajve mund të integrohet në debat, por pa e dominuar atë. Kontekstualizimi i racizmit në këtë mënyrë do të krijojë bazën për diskutime më të gjera. Pikësëpari mund të nisi një bisedë ndërmjet organizatash për shoqërinë civile, aktivistësh dhe qeverisë kosovare.Komuniteti ndërkombëtar në Kosovë duhet ta kthejë në prioritet këtë diskutim./k.m/
Burimi: Prishtina Insight