Rachel Morrison është gruaja e parë që ka marrë një nominim për Oskar për Kinematografinë më të Mirë
Rachel Morrison u bë gruaja e parë që ka marrë një nominim për Oskar për Kinematografinë më të Mirë këtë të martë dukë pritur çmimet e 90-ta të Akademisë.
Morrison u njoh për punën e saj si drejtoreshë e fotografisë në Mudbound, drama e Dee Rees, e fokusuar në një familje të zezë dhe një të bardhë në periudhën e Jim Crow në Misisipi. Nominimi për Oskar është momenti i dytë i saj i mirë këtë muaj: Më 8 janar ajo u bë gruaja e parë që është nominuar ndonjëherë për një çmim të Shoqatës Amerikane të Kinotekëve për arritje të jashtëzakonshme në një shfaqje teatrale.
Morrison, e cila u diplomua nga NYU, ka punuar në këtë industri që nga fillimi i viteve 2000. Ajo i tha Los Angeles Times në dhjetor se një nga punët e saj të para ishte në reality show-n e MTV-së The Hills, të cilën ajo e bëri për të paguar huanë studentore. Gjatë viteve të fundit, ajo është bashkuar me regjisorin Ryan Coogler, duke punuar si kinematografe në filmin e tij Stacioni Fruitvale dhe Pantera e Zezë e kompanisë Marvel, i cili do të dalë në kinema më 16 shkurt.
Një studim i vitit 2016 zbuloi se vetëm 5% e kinematografëve të Hollivudit – të njohur edhe si drejtorë të fotografisë – ishin gra. Në të njëjtën intervistë me Times, Morrison tha se kishte vënë re se burrat kishin më shumë mundësi të punonin në projektet e studiove me buxhetë të mesëm ose të mëdhenj, sesa gratë. Ajo tha se i është dashur të bënte rreth 10 filma me buxhet të vogël përpara se të punonte në një film me buxhet të madh.
Por ajo mendon se kjo po ndryshon – sidomos tani që lëvizja #TimesUp po fokuson çështjet e pabarazisë gjinore në Hollywood.
“Fokusi duhet të jetë për të bërë një punë të mirë. Unë nuk do doja kurrë të punësohesha për një punë, sepse jam grua. Dhe nuk dua kurrsesi të më japin merita për një punë, sepse jam grua”, tha Morrison për Times. “Në përgjithësi jam me të vërtetë optimiste për ndryshimet. Ndjej se janë të prekshme. Nuk mendoj se do ti duhen 10 vite gjeneratës së ardhshme të drejtoreshave të fotografisë femra ose 10 filma të vegjël për të marrë filmin e tyre të parë të madh. Dyert po hapen për herë të parë dhe është koha për të ecur nëpër to “./A.A.