Një pjesë e mirë e femrave kanë përjetuar ndryshime në ciklin menstrual gjatë vitit të fundit, tregojnë sondazhet. Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar është stresi i vazhdueshëm.
Që nga Marsi i vitit 2020 shumë prej nesh kanë përjetuar ndryshime fizike të cilat lidhen pikërisht me stresin si faktorin kryesor të shkaktimit të tyre. Nga mungesa e energjisë tek dhimbja e kokës, ndryshimet e humorit dhe prishja e gjumit, ritmet tona janë ngadalësuar dhe janë bërë shumë të mërzitshme . Dhe shumë femra kanë përjetuar një ndryshim thelbësor që lidhet pikërisht më ciklin menstrual të tyre.
Rachel Burns gjithmonë ka përjetuar sindromën premenstruale (PMS), por akoma dhe më e vështirë ka qenë 12 muajt e fundit. “Ndihem keq dhe e frustruar përpara menstrucioneve pothuajse gjithmonë, por kam më shumë se një javë që ndihem shumë e shqetësuar thotë 36 vjecarja nga Kent. Partneri im thotë se ky ndryshim është i rëndësishëm. Para krishtlindjeve ndjeja se po cmendesha, më kaploj një sulm paniku nga i cili nuk po dilja dot. Efektet e kësaj periudhe ndihen ende tani, ndihem e varfëruar fizikisht dhe emocionalisht. Më duket sikur vetëm një javë në muaj ndihem mirë. Ësht sikur të jesh në det vetëm me veten.”
Kur gjinekologu Dr Anita Singh, postoj një studim jozyrtar në Instagram, duke pyetur nëse gratë kishin vërejtur ndyshime në ciklin menstrual ose në simptomat hormonale, 65% e 5677 të anketuarëve thanë po.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e sportit dhe kompania bioanalytics Orreco tregoj se 53% e 749 grave të anketuara mbi simptoma të ciklit menstrual raportuan një sërë ndryshimesh si në humor dhe në cikle më të gjata se zakonisht.
Për të kuptuar më mirë cfarë mund të ketë ndodhur duhet të mendojmë për mekanizmat themelore të ciklit menstrual. Në një cikël 28-ditor, ovulimi ndodhë rreth ditës 14. Folikuli bosh nga i cili del veza do të formojë një trup të verdhë i cili është një gjëndër e përkohshme që prodhon nivele të larta të hormonit progesteron (dhe nivele më të ulëta të estrogjenit) për të përgatitur mitrën për shtatëzëni nëse veza është fekonduar. Nëse nuk është kështu, trupi i verdhë prishet, duke bërë që nivelet e progesteronit dhe estrogjenit të bien. Kjo fillon rreth një jave para periudhës, në ditën 21. Rënia e këtyre hormoneve mund të ndikojë në kimikatet e trurit, përfshirë serotoninën. Shumë gra që përjetojnë PMS të keqe zbulojnë se, pasi të fillojë gjakderdhja dhe nivelet e hormoneve të stabilizohen, simptomat e tyre zhduken.
“PMS nuk është thjesht biologjike, sepse i njëjti proces i ngritjes dhe rënies së estrogjenit dhe progesteronit u ndodh të gjithëve që kanë një cikël dhe ne nuk prekemi të gjithë në të njëjtën mënyrë”, thotë gjinekologu konsulent Dr. Dumfries dhe Galloëay Royal Infirmary. “Gratë me PMS nuk kanë nivele anormale të hormoneve, por duket se janë më të ndjeshme ndaj ndryshimit të niveleve të progesteronit dhe estrogjenit.”
Ajo që i bën disa gra të jenë më të ndjeshme se të tjerat është një pyetje miliona dollarëshe. Ka prova të hershme të cilat tregojnë se disa gra mund të kenë një ndjeshmëri gjenetike për t’u prekur nga ndryshimet hormonale, veçanërisht me çrregullimin disforik premenstrual, një përvojë më e rëndë e PMS.
George Pearce, 29 vjeç, është një mësuese në Southampton. Ajo ka një cikël 28-ditor për shumë vite dhe mund zakonisht ta kalojë periudhën e saj brenda një ose dy ditësh. “Gjërat kanë ndryshuar. Do të rrjedh gjak për disa ditë, pastaj ndalet. Pastaj do të fillojë përsëri, atëherë unë nuk do të përgjakem përsëri për gjashtë javë,” thotë ajo.
E rëndësishme për gratë është të përpiqen të kuptojnë se çfarë tjetër po ndodh në jetën e tyre që mund t’i bëjë ato të ndjehen më keq”, thotë Currie. Studimet gjithashtu na tregojnë se punët e pasigurtain pa mbështetje emocionale rrisin stresin tek femrat, gje e cila ndikon më pas në perceptimin ndaj dhimbjes. Dhimbja mund të jetë stresuese; stresi mund të jetë i dhimbshëm. Nuk ka asnjë membranë midis asaj fizike dhe emocionale.
E njëjta gjë ndodh edhe për ata që jetojnë vetëm. Sam Davies, 38 vjeç, është një menaxhere produktesh që jeton në Hertfordshire. Ajo thotë se gjithmonë ka provuar një formë të PMS. Por pandemia e perkeqësoj akoma dhe më shumë 6 muajt e parë. “Vazhdova të kisha këtë ndjenjë dërrmuese të të qenit e mbërthyer; me ndjenjat e mia, në shtëpinë time, vetëm. ” Për Davies, PMS zakonisht karakterizohet nga ndjenja depresive. “Ndihem e pashpresë, kam dhimbje koke dhe jam shumë e përlotur, por gjithashtu kam mendime mjaft negative. Ajo po punon me një terapist privat, i cili po e ndihmon. “Eshtë e vështirë të dihet nëse PMS-ja ime gjatë pandemisë dhe karantinimit është bërë më keq për shkak të ndryshimeve në rutinë dhe niveleve më të larta të stresit, ose nëse aftësia ime për të përballuar në përgjithësi ka ndryshuar. Ndoshta janë të dyja”, thotw ajo.
Pandemia është ajo e cila ka ndikuar tepër negativisht në psikologjinë e njerëzve nëpërmjet shtimit të stresit dhe kryesisht tek femrat dhe cikli i tyre menstrual. Sapo jeta të kthehet në normalitet rutina do të jetë më e lehtë për tu vazhduar dhe ne do të qetësohemi më shumë. Ka të ngjarë që edhe cikli menstrual i crregullt tek femrat të jetë në parametrat e duhura.