Qeveria më e balancuar gjinore në histori
Socialisti spanjoll Pedro Sánchez ka emëruar 11 gra si ministre dhe e ka bërë feminizmin një shtyllë të qeverisë së tij të re.
Vala e mbështetjes për feminizmin që ka kaluar nëpër Spanjë kohët e fundit, sapo ka arritur qeverinë qëndrore.
Pedro Sánchez, i Partisë Socialiste, i cili u bë kryeministër pas largimit të konservatorit Mariano Rajoy nëpërmjet një mocioni mosbesimi në Kongres, ka krijuar një qeveri ku 11 gra kanë role kyçe ministrore.
Për herë të parë në histori, ministret femra janë shumicë.
Ky është një moment historik jo vetëm për Spanjën, por edhe për gjithë Evropën dhe botën. Për më tepër, ministret femra, të cilat të gjitha kanë rekorde shumë mbresëlënëse, do të marrin përgjegjësi për ministritë kryesore në qeverinë e Sánchez, duke filluar nga zëvendëskryeministre e deri në krerë të ministrive të Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Thesarit.
Emërimet kanë marrë disa kritika, por më së shumti kanë mbushur me shpresë dhe krenari të madhe një shoqëri që, pas marshimit masiv të grave më 8 mars, është gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për rëndësinë e zhdukjes së pabarazisë gjinore. Vendimi i Sánchez është gjithashtu një mënyrë për të fituar votat e grave dhe për të dërguar një mesazh në Evropë se Spanja do të jetë përsëri një model i feminizmit dhe luftës për të drejtat e grave dhe të të drejtave civile, ashtu siç ishte 15 vjet më parë kur miratoi ligjin pionier të Barazisë (i cili rekomandoi barazinë gjinore në të gjitha institucionet dhe masa të tjera për të korrigjuar mosbalancimin gjinor), ose ligjin e vitit 2004 kundër dhunës gjinore.
Sánchez ka emëruar 11 gra nga 17 pozita të Kabinetit (64.7% gra, 61% nëse numërohet edhe Sánchez)
Spanja është bërë vendi me shumicën e grave në qeveri, duke kapërcyer ekzekutivin finlandez të Vanhanen në vitin 2007.
Zëvendëskryeministria Carmen Calvo gjithashtu do të jetë përgjegjëse për Barazinë – një mënyrë për t’i dhënë kësaj çështjeje më shumë rëndësi.
Në qeverinë e re, të gjitha politikat do të hartohen me një perspektivë gjinore: marrëveshjet, kontratat, buxhetet, ligjet etj.
Qeveria e re gjithashtu përmban një numër emërimesh të profilit të lartë si astronauti Pedro Duque, i cili do të jetë ministri i ri i shkencave të Spanjës.
Ligji që përcakton kuotat gjinore në legjislaturat e qeverisë (miratuar në vitin 2007) ka parë që përqindja e grave në Kongres arrin afro 40%, si vende të tjera siç është Belgjika, sipas Institutit Europian të Barazisë Gjinore (EIGE)./A.A.