Pse të drejtat LGBT janë të rëndësishme për barazinë gjinore
Të drejtat e grave dhe të drejtat LGBT janë të ndërthurura thellë. Megjithatë, lëvizjet e grave nuk kanë qenë gjithmonë dakord kur bëhet fjalë për avancimin e të drejtave LGBT. Ka patur momente shqetësuese në historinë e lëvizjeve të grave, ku disa lidere feministe hezitonin të mbështetnin të drejtat LGBT ose të refuzonin gratë transgjinore. Por kemi bërë goxha rrugë dhe ato ditë duhet të mbeten në të kaluarën. Një person nuk mund të jetë feminist dhe homofob. Thjesht nuk funksionon në këtë mënyrë.
Ne ndërtojmë fuqizim duke pranuar, duke festuar dhe mbështetur gratë me seksualitete dhe identitete seksuale të ndryshme. Ne nuk i fuqizojmë fare gratë nëse përqendrohemi vetëm në çështjet me të cilat ballafaqohen gratë heteroseksuale dhe cisgender(gra të cilat tërhiqen seksualisht nga gjinia tjetër dhe ndjehen mirë në trupin e tyre). Ne duhet të jemi njësoj të angazhuara për t’i dhënë fund llojeve të veçanta të paragjykimeve dhe ngacmimeve me të cilat gratë të cilat janë lezbike, biseksuale dhe transgjinore përballen. Nëse injoron ato realitete, atëherë shpërfill diskriminimin sistemik kundër shumë grave. Ne besojmë në fuqizimin e të gjithave, jo në fuqizimin e disave.
Megjithatë kjo është më e thellë se kaq. Jo vetëm që do të linim shumë gra jashtë nëse nuk do të mbështesnim të drejtat LGBT, por nëse nuk mbështesim barazinë për LGBT, do të minojmë gjithashtu edhe misionin e barazisë gjinore. Homofobia nuk ka të bëjë vetëm me seksualitetin; por edhe me seksizmin.
Kur një adoleshent përdor një sharje homoseksuale për të fyer një mik, ka të ngjarë që ai nuk është duke thënë se shoku i tij është gej; ai po sfidon maskulinitetin e shokut të tij. Kur fëmijët pëshpëritin me njëri – tjetrin se një vajzë mund të jetë një lezbike, sepse i mban flokët të shkurtër dhe luan sporte, nuk është vetëm seksualiteti i saj që po merret nëpër gojë; ata po tallen me të, sepse ajo nuk është mjaftueshëm “femërore”. Homofobia nuk ka të bëjë vetëm me diskriminimin e seksualitetit. Ka të bëjë gjithashtu edhe me normalizimin e stereotipeve gjinore dhe largimin e gjithkujt që nuk përshtatet. Të luftosh për barazi gjinore do të thotë se beson se gratë nuk duhet të izolohen nga rolet tradicionale gjinore. Ne nuk duam që fëmijët tanë të izolohen nga paragjykimet që kufizojnë personin që ata mund të bëhen. Lëvizjet LGBT janë aleatët tanë në këtë punë, dhe të drejtat LGBT janë qendrore për këtë mision.
Nëse nuk i përkrahim plotësisht gratë që identifikohen si lezbike, biseksuale apo transgjinore, çfarë mesazhi do të dërgonim? Mesazhi do të ishte se çfarëdo gjëje tjetër që themi për barazinë gjinore, gjinia ka rëndësi të madhe. Ajo traditë, sado e patolerueshme, duhet të ketë vlerë për më shumë se thjesht lirinë. Sepse, kur vjen puna, organet riprodhuese me të cilat keni lindur, nuk duhet të përcaktojnë fatin tuaj, t’ju diktojnë partnerët që zgjidhni dhe t’ju përcaktojnë juve më shumë se çdo gjë tjetër./A.A.