Protesta masive në Poloni kundër shtrëngimit të ligjit të abortit
Mijëra njerëz janë bashkuar në protesta në Varshavë dhe qytete të tjera polake kundër përpjekjes së fundit nga qeveria konservatore për të kufizuar qasjen në abort.
Në Varshavë të premten, njerëzit mbanin banderola që lexonin “Zgjedhje e lirë” dhe “Gruaja është një qenie njerëzore” dhe thërrisnin slogane që kërkonin lirinë riprodhuese.
Polonia ka një nga ligjet më të rrepta të abortit në Evropë. Procedura lejohet vetëm nëse jeta e fetusit është në rrezik, ekziston një kërcënim serioz për shëndetin e nënës ose shtatzënia është rezultat i përdhunimit ose i incestit.
Si po e shtyn qeveria e ekstremit të djathtë të Polonisë abortin nëntokë
Një përpjekje për të ndaluar të gjitha abortet në vitin 2016 nxiti protesta masive në mbarë vendin nga gra të veshura me të zeza, duke e detyruar qeverinë ta braktiste planin.
Legjislacioni i fundit i propozuar do të lejonte procedurat në rastet kur jeta e nënës ishte në rrezik apo shtatzënia rezultonte nga një krim, por do të ndalonte abortet e fetuseve me çrregullime të lindura, përfshirë edhe sindromën Doën.
Në Varshavë, protestuesit u mblodhën në selinë e peshkopëve Katolikë Romanë me influencë, të cilët po nxisin shtrëngimin e mëtejshëm të ligjit. Ata marshuan në ndërtesën e parlamentit dhe më vonë u zhvendosën në selinë e partisë qeverisëse të Ligjit dhe Drejtësisë.
Një protestë e qindra njerëzve në Wroclaw përfshinte një shenjë që thoshte “Unë nuk do të lind një fëmijë të vdekur”.
Małgorzata, 58 vjeç, psikolog, i tha Reuters: “Unë jam kundër trajtimit të gruas si një lloj qënie njerëore inferiore. Unë mbështes të drejtat e grave për të vendosur rreth trupave të tyre dhe jetës së tyre.”
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Nils Muižnieks paralajmëroi të premten se masa e re ishte në kundërshtim me angazhimet e Varshavës për të drejtat e njeriut.
“Nëse miratohet, projektligji do të heqë mundësinë e ndërprerjes së shtatëzanisë në rast të dëmtimit të rëndë të fetusit, duke përfshirë rastet kur dëmtimi i tillë është fatal,” shkroi Muižnieks. “Ky hap do të ishte në kundërshtim me detyrimet e Polonisë sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.”/A.A.