Peticioni i një vajze nëntë- vjeçare
Nëntë-vjeçarja Cash Cayen po lufton seksizmin me fuqinë e internetit pas saj.
Kur Biblioteka publike Timmins në Ontario, Kanada, i ka mohuar vajzës një vend në një program robotik të shpallur me “vetëm djemtë,” ajo dhe nëna e saj kanë filluar një peticion në Change.org. Ajo thotë se një administrator i bibliotekës i tha Cash se programi i shkencave nuk i lejon vajzat për shkak se “aftësitë akademike dhe të shkrim këndimit të djemve nuk përmirësohen gjatë pushimeve të verës.”
Ky shpjegim nuk e kënaqi familjen Cayen apo internetin, dhe peticioni i Cash ka marë më shumë vëmendje se ç’ajo priste. Mamaja e Cash shkruan, “Qëllimi i saj fillestar ishte të mblidhte 10 firma, pastaj e mblodhi mendjen me 100, kështu që kur pa se kishte mbi 1000 përkrahës këtë mëngjes, ajo ishte shumë e emocionuar dhe tha:” Tani ata duhet ti lejojnë vajzat! ”
Mbështetësit gjithashtu kanë komentuar mbi peticionin, duke vënë në dukje të mirat e një kurrikulumi shkencor të fokusuar si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Dan Scott, një baba nga Sudbury, Kanada, shkroi, “Unë kam një vajzë që merr pjesë në një klub robotik, jam një teknolog, dhe jam i vetëdijshëm për mungesën e grave që aktualisht e kanë shkencën dhe teknologjinë si karrierën e zgjedhur prej tyre. Ne kemi nevojë që të inkurajojmë dhe mbështesim pjesëmarrjen e tyre në këto përpjekje në moshat më të hershme. ”
Një inxhiniere robotike që punon në New York City ka shkruar fjalë inkurajimi, dhe i përgjigjet çdo pyetje që Cash mund të ketë në lidhje me robotikën.
Pas tre ditësh dhe 27.000 firmash, Kryetari i bashkisë së Timmins, Steven Black tha se Cash dhe çdo vajzë tjetër e interesuar në programin e robotikës do të lejohen të marrin pjesë, raportoi Yahoo News Kanada.
Një fitore për gratë, internetin dhe ndoshta robotët./A.A.