Përgjigja mbresëlënëse e një nëne kundër kulturës së përdhunimit
Ajo që nisi si vëzhgimi inteligjent i një gruaje rreth një të riu të dehur në një terminal autobusi është kthyer në virale kundër kultures së përdhunimit.
Gina Riveros nga Argjentina shkroi në Facebook një mesazh të thjeshtë: Nuk ka rëndësi se sa i dehur është dikush apo çfarë ka veshur, nuk është dhe aq e vështirë ta trajtosh personin me pak respekt njerëzor – të atij llojit që nuk përfshin sulmin ndaj atij personi.
Riveros, e cila sipas profilit të saj në Facebook punon për kompaninë argjentinase të autobusëve Andesmar, shkroi më 12 prill:
Dje, kur erdha në 6 të mëngjesit në terminalin e autobusëve, atje ishte një djalë shumë i dehur i cili 10 minuta më vonë ra në gjumë të thellë.
Ai kishte veshur nga ato pantallonat e mëdha që i kishin rënë fare, dhe i dukeshin mbathjet dhe gjysma e të ndenjurave.
Me pak fjalë: i ri, i dehur, në agim, në një vend të pasigurtë si mund të jetë një terminal autobusi në atë orë dhe me të ndenjurat jashtë… dhe megjithatë, as unë e as ndonjë nga gratë që po kalonin aty, gjatë këtij spektakli nuk e përdhunoi apo nuk e vrau.
E shikoni djema, nuk është dhe aq e vështirë dhe pavarësisht se sa i dehur është dikush apo se si mund të jetë veshur, ju mund të respektoni jetën e të tjerëve ???
Nëna 55-vjeçare nuk kishte asnjë ide se mesazhi i saj ishte shpërndarë më shumë se 30.000 herë deri sa djali i saj ja tregoi, sipas Buzzfeed.
“Atë ditë një djalosh erdhi për të blerë një biletë në mëngjes dhe bëri një koment në lidhje me një vajzë që ishte veshur me minifund,” tha Riveros për BuzzFeed Español. “Dhe kjo më bëri të mendoj për djalin që pashë kur erdha në punë.”
Ndërsa Riveros vuri në dukje në Facebook se ajo po vlerësohet, ajo tha se “jo çdo gjë ka qenë fushë me lule”, dhe që disa të tjerë e kanë quajtur atë kurvë dhe madje edhe një “feminazi rebel.”
Në rrjetin argjentinas social Taringa, Riveros tha se ajo ka moderuar një emision radiofonik shëndetësor ku ajo ka dëgjuar shumë njerëz që përpiqen të justifikojnë dhunën dhe mungesën e respektit ndaj grave.
“Viktima nuk duhet fajësuar asnjëherë,” tha Riveros në Taringa. “Asgjë nuk e justifikon një grusht, një sulm, një futje duarsh, një përdhunim.”
Marrë nga: www.huffingtonpost.com