Pasi nisi vala e ngacmimeve seksuale kuptova që: Jam pak seksiste
Arwa Mahdawi
Mizogjinia e brendshme është shumë e keqe. Nuk e kuptoja mirë shkallën e saj më parë. Mënyrat e panumërta me anë të të cilave misogjia ngulitet tek gratë që mësohen të mendojnë keq për gratë e tjera; mënyrat delikate me të cilat ne trajnohemi për të urryer veten. Por këto javët e fundit, akuzat e vazhdueshme për ngacmime seksuale kanë qenë një thirrje zgjimi për mua.
Këto akuza më bënë të kuptoj se sa shumë e kam internalizuar seksizmin. Unë jam një feministe krenare, dhe megjithatë kam kuptuar se, si shumë të tjera – nëse jo të gjitha – gratë, jam pak mizogjine.
Gjatë javëve të fundit, e kam gjetur veten duke ndjenjë keqardhje për disa nga burrat që kanë humbur punët e tyre ose reputacioni i tyre u shkatërrua për shkak të akuzave të ngacmimit. Natyrisht, jo Weinsteinët e botës, por burrat e akuzuar për shkelje më të ‘vogla’; për sjellje që bien në ato zonat e famshme ‘gri’.
Por ato zona gri nuk janë aq gri, apo jo?
Shumica e të rriturve janë në gjendje të sillen si qenie njerëzore të denja, të dinë dallimin mes sjelljes së përshtatshme dhe të papërshtatshme. Të dinë kur flirtimi e kalon cakun; të dinë kur dikush thjesht nuk është i interesuar. Këta burra për të cilët kam ndjerë keqardhje, të gjithë janë akuzuar për sjellje të pahijshme nga shumë njerëz; është shumë e vështirë të argumentosh se nuk dinin saktësisht se çfarë po bënin.
Pra, pse më ka ardhur keq për ta? Veçanërisht pasi historia sugjeron se reputacioni i tyre nuk është shkatërruar me të vërtetë dhe disa akuza për ngacmime apo sulme seksuale nuk do t’i pengojë ata të gjejnë punë të reja. Ta marrë e mira, ata mund të bëhen edhe presidentë të Shteteve të Bashkuara nëse do të donin!
Gjatë javëve të fundit e kam kapur pyetur veten, pse disa nga gratë që po bëjnë akuza tani nuk e kanë bërë këtë më herët. E di mirë se përse nuk e kanë bërë, sigurisht. E di që viktimat e sjelljes së keqe seksuale brutalizohen nga shtypi. Di që personazhet e tyre vriten, karrierat e tyre shkatërrohen. Di që nuk besohen. I di të gjitha këto dhe megjithatë nuk mund t’i ndaloja ato mendime që herë pas here më vinin… përse nuk thanë diçka?
Gjatë javëve të fundit kam turp të pranoj se jam habitur nga numri i grave që janë ngacmuar ose abuzuar sesksualisht. Kurrë nuk më është dukur personalisht ngacmimi seksual si problem masiv.
E megjithatë, unë vë kufje në veshë sa herë që largohem nga shtëpia, edhe nëse nuk dëgjoj muzikë, në mënyrë që të mos dëgjoj asnjë nga komente e ndyra nga burrat në rrugë; Mbaj çelësat e mi fort si një armë në dorë kur shkoj në shtëpi vetëm në errësirë, duke patur kujdes nga burrat e çuditshëm. Por, pavarësisht gjithë këtyre, unë sërish kam menduar se ngacmimi seksual nuk është një problem kaq i madh.
Artikullin e plotë mund ta gjeni tek linku- theguardian.com/A.A.