Pas shumë përpjekjesh, Kroacia dhe Maqedonia ratifikojnë Konventën e Stambollit
Burimi: European Women’s Lobby
Ish-republika jugosllave e Maqedonisë si dhe Kroacia i bashkohen listës së 30 shteteve evropiane që ratifikojnë Konventën e Këshillit të Evropës në parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit. Ky hap është cilësuar si progresiv nga shumë organizata dhe shoqata lobuese për gratë.
Momentalisht Greqia ka kryer ndyshimet e nevojshme në parlament në Kodin Penal në mënyrë që të ratifikojë plotësisht konventën në javët e ardhshme. Në shumë vende po zhvillohen protesta opozitare ndaj Konventës së Stambollit, të drejtuara prej fushatave keqinformuese për qëllimin e Konventës.
Konventa e Stambollit është traktati i parë ndërkombëtar që ka si objektiv parandalimin e dhunës ndaj grave dhe ofron strukturën e nevojshme me politikat e duhura për të impaktuar jetën e vajzave dhe grave përgjatë Evropës. Konventa është një mjet efektiv për të luftuar të gjitha format e dhunës kundër grave, procedimin penal të agresorëve dhe mbrojtjen e viktimave.
Më shumë të dhëna statistikore për dhunën ndaj grave dhe vajzave mund të gjenden në këtë raport, të zhviluar nga European Women’s Lobby (organizata ombrellë për shoqata dhe organiazat feministe në Evropë)./k.m/
Burimi: European Women’s Lobby