Pas 800 vitesh, për herë të parë një grua udhëheq universitetin e Oxford-it
Profesoresha Louise Richardson, është vendosur të bëhet kreu i Universitetit të Oksfordit, femra e parë në këtë rol gjatë historisë 800-vjeçare të universitetit.
Shkencëtarja politike irlandeze, e vendosur aktualisht në Universitetin e St Andrews, në Skoci, do të marrë titullin e zëvendës-kancelares së Universitetit të Oksfordit. Universiteti është më i vjetri në botën anglisht folëse. Kancelari i parë u emërua në vitin 1201. Oksfordi është gjithashtu një nga universitetet e nivelit më të lartë në botë.
Pozicioni i ri i Richardson gjithashtu mbart një nga pagat më të mëdha në arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar, me një rrogë prej $ 663,919 (£ 434,000), që nga viti 2013.
Duke folur për the Guardian, Richardson tha se shpresonte që emërimi i saj të frymëzojë studentet femra.
“Unë e pres atë ditë, kur emërimi i një gruaje të mos përbëjë lajm,” tha Richardson.
“Për fat të keq, akademia si shumica e profesioneve ka formë piramide – sa më lart të shkoni aq më pak gra ka.”
Në një deklaratë, Richardson tha “Oxfordi është një nga universitetet më të mëdha të botës. Ndihem jashtëzakonisht e privilegjuar që më është dhënë mundësia për të udhëhequr këtë institucion të shquar gjatë një kohë emocionuese për arsimin e lartë. ”
“Unë mezi po pres të punoj me kolegë të talentuar, me përvojë, dhe të përkushtuar për të avancuar pozitën e spikatur globale të Oksfordit në kërkimin shkencor, bursa, dhe mësimdhënie.”
Si një akademike shumë e konsideruar në fushën e terrorizmit dhe të sigurisë, Richardson punoi në Universitetin e Harvardit, në Shtetet e Bashkuara, para se të marrë rolin e saj aktual si Presidente e Universitit të St Andrews.
Richardson është rritur në Tramore, të Qarkut Waterford. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë. Akademikja e shquar ka një diplomë bachelor të Arteve në histori nga Kolegji Trinity në Dublin, dhe një Master në Shkenca Politike nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) dhe një MA dhe PhD për Qeverinë nga Universiteti i Harvardit. Publikimet e saj përfshijnë “Çfarë Duan Terroristët: Kuptimi i armikut përbën kërcënim.”
Kancelari i Universitetit të Oxfordit, Lordi Patten i Barnes kryesoi Komisioni për nominim. Ai tha se “Paneli ishte thellësisht i impresionuar nga angazhimi i fortë i Profesoreshës Richardson ndaj vlerave arsimore dhe shkencore të cilat Oksfordi i mbantë të shtrenjta.
“Dosja e saj edhe si një udhëheqëse arsimore edhe si një dijetare e shquar ofron një bazë të shkëlqyer për të që të udhëheqë Oksfordin në vitet e ardhshme.”
Subjekt i miratimit të “kongregacionit” të universitetit, apo parlamentit, Richardson do të marrë pozitën e saj në janar të vitit 2016.
Profesoresha tha se përparësitë e saj qëndrojnë në rolin e saj të ri për të ruajtur reputacionin yjor të Oksfordit si një prej universiteteve kërkimore dhe mësimdhënëse dhe të balancojë procedurat e pranimit të universitetit.
Ajo tha për Guardian “Kjo ka qenë një prioritet për mua në St Andrews, ku ne kemi rritur në mënyrë drastike përqindjen e fëmijëve të varfër që kemi pranuar.”
“Prindërit e mi nuk kanë shkuar në kolegj, shumë nga vëllezërit e motrat e mia nuk kanë shkuar në kolegj. Trajektorja e jetës sime është bërë e mundur me anë të edukimit. Kështu që unë jam tërësisht e angazhuar që të tjerët të kenë të njëjtën mundësi që kam pasur unë.”
Lajmi i pozitës së re të Richardson erdhi në të njëjtën ditë që Autoriteti i Arsimit të Lartë njoftoi një rishikim të politikave të barazisë gjinore në universitet irlandeze për të promovuar më shumë gra në role drejtuese./www.irishcentral.com