Ofendoi gjyqtaren, merr dënim të veçantë
Kerem Demirbai, mesfushor i Fortuna Dyseldorfit do të gjykojë një ndeshje femrash, si dënim për komentet seksiste të bëra në drejtim të gjyqtares në përballjen me FSV Frankfurtin.
Ai është pezulluar për tri ndeshje, dënim që më pas është zgjidhur në pesë të tilla, pasi u ndëshkua me karton të kuq pas komenteve diskriminuese drejtuar gjyqtares në një ndeshje të Bundesligës gjermane, para një jave.
Demirbai mori dy kartonë të verdhë në fitoren 2-1 kundër FSV Frankfurtit, duke u përjashtuar kështu nga ndeshja, por ndërkohë që po dilte nga fusha, i tha gjyqtares Bibiana Shtainhaus që “në futboll nuk ka vend për femra”.
Shtainhaus i përfshiu komentet në raportin e ndeshjes, edhe pse Demirbai e takoi pas ndeshjes dhe i kërkoi ndjesë./A.A.