Nxitja e seksizmit- rezultat i gjuhës së urrejtjes nga mediat europiane

Raporti dëshmon keqpërfaqësimin dhe dhunën ndaj grave duke u përqendruar te vrasjet, shumica e të cilave kanë ndodhur brenda një marrëdhënieje familjare ose në çift, ku dominojnë burrat në dhunën ndaj grave. Këto artikuj tregojnë një ngjashmëri alarmante në shumë vende dhe kultura, me një model të veçantë e të gjurmueshëm në të gjitha raportet: vrasjet e grave kryhen nga partnerët e tyre të dhunshëm, ndërsa vrasjet e burrave janë kryer prej grave të cilat kanë qenë abuzuar më parë prej tyre, raportohen me njëfarë simpatie implicite për dhunuesin mashkull dhe / ose mungesë simpatie për viktimën e abuzimit.
Nga raporti në Mbretërinë e Bashkuar, ku një grua që vrau dhunuesin u etiketua si “çekiçi vrasës”; Francë, ku vrasja e një gruaje nga burri i saj u paraqit si rezultat për “kanosjen” e saj; Bosnja, ku një burrë që vrau të tre fëmijët e tij ishte i justifikuar për veprimet e tij, sepse gruaja e tij sapo e kishte lënë.
U identifikuan raportime po aq shqetësuese në Itali, Greqi, Maltë dhe më gjerë – për shembull, një histori e një “loje seksi që shkoi keq”, u përkthye në shumë gjuhë dhe duke u kthyer në një sensacion ndërkombëtar virtual, pavarësisht nga fakti që historia e vërtetë ishte vrasja e një gruaje 22-vjeçare.
Nga metodologjia dhe vlerësimet e kontekstit, lexohet një pasqyrë më e thellë në “logjikën” e seksizmit siç shfaqet në sferën publike evropiane.
Fem-fakte
Manipulimi i fakteve, duket se përdoret më shpesh për të keqpërfaqësuar dhunën ndaj grave dhe për të mbështetur pikëpamjet në favor të diskriminimit të shumëfishtë, të gjitha të lidhura me homofobinë ose transfobinë). Dhuna ndaj grave është gjithashtu një sfond për shumicën e artikujve të vlerësuar si raportim i njëanshëm (8 herë), ku paanshmëria dhe raportimi i fakteve u shmang në favor të fajësimit të viktimave, duke paraqitur ngjarje nga këndvështrimi i kryerësit të veprës, ose racizmin dhe ksenofobinë duke përshkruar dhunën me bazë gjinore si krime të kryera ekskluzivisht nga njerëzit jo të bardhë, burra jo-evropianë dhe jo-të krishterë.
Në raste të tjera, janë evidentuar nxitje të dhunës ndaj grave në raportet mediatike. Lajmet e rreme , përdoren më së shpeshti në kontekstin e objektivizimit seksual të grave, përcaktimit biologjik dhe reagimit antifeminist. Clickbait, jo për çudi, duket më së shumti në kontekstin e objektivizimit seksual, duke u përpjekur të tërheqë lexuesit duke përdorur narracione dhe imazhe të seksualizuara të grave.
Lexoni raportin e plotë europian në anglisht: https://newsmavens.com/doc/Femfacts_final_report.pdf
