Njihuni me traditën e ‘çmendur’ 1000-vjeçare të Kinës
Zhou Guizhen thotë se nuk mund të vallëzojë më apo të lëvizë në mënyrë të rregullt. Ajo është penduar për këtë që u ka bërë këmbëve, por në atë kohë askush nuk do të martohej me ty nëse nuk do e bëje këtë, thotë ajo.
Joe Farrell, një fotograf, ka përmbledhur përmes fotografive edhe gratë e tjera që vuajnë nga kjo traditë e ‘çmendur’ si Zhou.
Kjo praktikë filloi në kohën e dinastisë Song dhe zgjati deri në vitin 1912, kur edhe u ndalua. Praktika përfshinte ‘thyerjen’ e gishtave të këmbës, kështu që këmba e vajzave të ishte e përshtatshme për një palë këpucë të vogla.
Fabrika e fundit që prodhonte këto këpucë ndali punën vetëm në vitin 1999. Gratë në mënyrë të vazhdueshme u bënë pjesë e kësaj praktike që ishte në kulturën kineze për një milenium./A.A.