Një shqiptare kandidon për një vend në parlamentin zvicerian

Arbela Statovci quhet shqiptarja që po kandidon për deputete për Parlamentin e Zyrihut, në zgjedhjet që priten të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.
“Jam një sipërmarrëse nga Zyrihu, pronare e firmës “massgekocht” dhe angazhohem në bordin e partisëFDP Wallisellen dhe në Bordin e fakultetit HWZ. Si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.
Arbela shpreson se do të arrijë të triumfojë në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars. “Nga përvoja ime personale, e di se është për rininë nuk është e lehtë të gjesh rrugën optimale rreth sistemit tonë arsimor. Si një sipërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë. Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka shtuar ajo.
“Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Arbela Statovci. / k.j
Burimi: AlbInfo