Një hap përpara për të drejtat e njeriut në Greqi
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbørn Jagland përshëndeti ratifikimin e Konventës nga parlamenti grek duke thënë: “Greqia tani është plotësisht pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar dhunën në familje. Kjo është diçka e mirë për Greqinë dhe për Evropën”.
Konventa e Stambollit dënon të gjitha format e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje. Ajo gjithashtu pranon se zbatimi i barazisë de jure dhe de facto midis grave dhe burrave është një element kyç në parandalimin e dhunës kundër grave. Siç shpjegoi Stelios Perrakis, “Konventa e Stambollit është një akt ligjor unik për të mbrojtur gratë nga format e ndryshme të dhunës, shfrytëzimit seksual etj., që operon në drejtësinë e Këshillit të Evropës, pasi shpreh eksperiencën e përqendruar ndërkombëtare në trajtimin e dhunës ndaj grave në nivel rregullator dhe praktikat më të mira që kanë dalë gradualisht përmes nismave kombëtare.”
Ajo përfshin forcimin e legjislacionit penal për të luftuar krimet e kryera ndaj grave (gjymtimin gjenital, përndjekjen, “krimet e nderit”, etj).
Dispozita shumë anakronike që parandalon ndjekjen penale nëse një martesë është lidhur ndërmjet një viktime të mitur dhe një personi të fajshëm për përdhunim e saj, shfuqizohet.
Ligji përkatës mbi Autoritetin Grek të Kompensimit është ndryshuar në një mënyrë që lehtëson qasjen e viktimave në kompensimin e parashikuar nga ligji.
Ligji përkatës për armët ndryshohet në mënyrë që të mos japë leje për ata që ndiqen penalisht ose janë dënuar për veprën penale të dhunës në familje.
Zbatimi i konventës do të monitorohet nga GREVIO (Grupi i Ekspertëve mbi Veprimin kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje).
Konventa u miratua nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 7 prill 2011 dhe u nënshkrua në Stamboll më 11 maj 2011. Ajo hyri në fuqi në gusht të vitit 2014, u miratua nga Parlamenti Europian më 13 qershor 2017 dhe u ratifikua përfundimisht nga Parlamenti Grek më 29 mars 2018.
Ligjet greke që nuk ishin në përputhje me dispozitat e Konventave u amenduan gjithashtu për të forcuar mbrojtjen për gratë.
Greqia e nënshkroi Konventën në vitin 2011, por nuk e kishte ratifikuar deri më tani./A.A.