Një grup fetar ofendon nënat që lindin me operacion cezarian
Një grup fetar i njohur si Dishepujt e Agimit të Ri ka shkaktuar zemërim në Facebook pasi postoi një seri posterash ofendues që shënjestruan femrat që i kanë lindur fëmijët e tyre nëpërmjet prerjes cezariane.
‘Përballuni me faktet: Ju nuk lindët me tëvërtetë një fëmijë. Ju bëtë një pushim të shkurtër, “lexon një prej parullave, e shkruar sipër imazhit të stomakut të një gruaje që ka një shenjë të operacionit cezarian.
‘Ju lutem tregoni respekt për femrat superiore që patën kurajo ta çonin punën deri në fund. ‘
Dhe nuk janë vetëm gratë që kanë lindur me operacion cezarian që janë subjekt i censurës së këtij grupi urryes.
Shoqëria e krishterë, që thuhet se drejtohet nga At Patrick Embry, pohon se gratë shtatzëna, jetët e të cilave janë në rrezik gjatë lindjes së fëmijës, duhet thjesht të pranojnë se është koha e tyre për të vdekur.
“Shtatzënia është një gjë e bukur ashtu siç është dhe roli i gruas në shoqëri,” lexon një status shqetësues në Facebook-un e grupit.
‘Në qoftë se Perëndia ka vendosur të të marrë në shtëpi, nuk varet nga ju ose një mjek që ta refuzoni Atë. Ju mund ta gjeni veten të flakur në liqenin e zjarrit për këtë arsye”.
Të reduktosh gratë në makina për të bërë fëmijë nuk është vetëm reduktim për nënat në të gjithë botën, kjo shumë fuqishëm do të thotë se në qoftë se ju nuk keni një fëmijë sepse kështu keni zgjedhur apo kështu ju kanë ardhur rrethanat, ju jeni në një fare mënyrë më pak se një grua.
Operacionet cezariane nuk janë kryqëzata e vetme që Dishepujt kanë.
Embry ka nxjerrë postime të ndryshme në tweeter me postera të shumtë të shërbimit publik, duke paralajmëruar pasuesit e tij për rreziqet e kontracepsionit, martesat e homoseksualëve dhe madje edhe adoptimit.
Nuk ka pasur konfirmim nëse ky është me të vërtetë një grup fetar ose thjesht një satirë e sekteve më shqetësuese konservatore.
Në përgjigje të këtyre mesazheve shqetësuese, mbi 20 grupe kundër Dishepujve të Agimit të Ri kanë dalë në Facebook duke e detyruar fshirjen e faqes origjinale të grupit.
Llogaria e Embry-it në Twitter ka vetëm 59 ndjekës kështu që nuk duket se lufta e tij fanatike ndaj grave dhe trupave të tyre është e mundur të ketë ndonjë efekt të shpejtë në kohë.
Marrë nga: uk.lifestyle.yahoo.com