Turqi: tre të arrestuar për plagosjen e gruas turke pasi performoi në një talent show
Një grua turke e cila ka konkuruar në një konkurs kombëtar televiziv është në një gjëndje kritike në spital, pasi u qëllua në kokë.
Mutlu Kaya, 19 vjeç, nga rajoni konservator i Dijarbakir në jug-lindje të vendit me një shumicë Kurde, thuhet se ka marrë kërcënime me vdekje pasi performoi në shfaqje.
Kaya u sulmua në shtëpinë e saj në rrethin e Erganit në orët e para të së hënës, raportoi agjencia e lajmeve Dogan. Sulmuesi thuhet se ka gjuajtur një plumb në shtëpinë e saj përmes një dritareje të pasme në kopësht.
Viktima ishte shfaqur në Sesi Çok Güzel, një shfaqje e ngjashme e Britain’s Got Talent. Mentorja e saj është Sibel Can, një nga këngëtaret më të njohura popullore-pop të Turqisë.
Gazeta Posta njoftoi të dielën se Kaya ishte kërcënuar nga të afërmit, pasi udhëtoi për në Stamboll për të marrë pjesë në garë.
Zyrtarët lokalë thanë për agjencinë shtetërore të lajmeve Anatolia se sulmi ishte duke u hetuar.
“Vajza ime e bukur Mutlu, si mund të të lëndonin ty? Unë jam shumë e pikëlluar,” shkruan Can në llogarinë e saj në Instagram. “Gjendja e saj shëndetësore është kritike tani, uroj për një shërim të shpejtë.”
Komuniteti kurd në Turqinë jug-lindore është i njohur për zakonet e tij konservatore dhe gratë duhet të luajnë një rol tradicional.
Sulmi mbi Kaya vjen në mes të intensifikimit të zemërimit në mbarë vendin mbi dhunën kundër grave, ku qindra gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre çdo vit.
Vrasja dhe tentativa për përdhunim i një studenteje 20-vjeçare, Ozgecan Aslan, nga një shofer autobusi turk këtë vit shkaktoi protesta dhe thirrje për dënime më të ashpra për burra që sulmojnë gratë.
Marrë nga: www.theguardian.com