Një gazetare ngacmohet seksualisht ndërkohë që po filmonte
Këtë thjesht nuk mund ta sajosh – një gazetare e BBC u ngacmua seksualisht ndërsa raportonte mbi ngacmimet seksuale.
Videoja e gazetares Sarah Teale u postua nga BBC Radio Nottingham në Facebook.
Ajo tregon Teale që fillon raportin e saj në lidhje me një studim mbi ngacmimin seksual.
E ulur në një mur, ajo bëhet viktimë e asaj për të cilën flet raporti i saj.
Në një moment ajo thotë: “Një studim në internet zbuloi një përqindje tronditëse prej nëntëdhjetë e pesë për qind të njerëzve që thonë se janë ngacmuar, janë tallur apo ju janë bërtitur sharje të ndyra në rrugë.
“Dhe një pjesë e madhe tha se ata ishin prekur ose ju ishin futur duart në mënyrë të papërshtatshme në publik.”
Menjëherë pas kësaj ajo është ngacmuar dhe i janë bërë pyetje aspak të këndshme nga një burrë që po kalonte aty afër.
Në përgjigje të ngacmimeve, Teale thotë: “Po! Tamam kështu!”, duke ngritur krahët nga kamera. /A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=IZhru47MpAA