Nëna egjiptiane që jetoi 43 vjet si mashkull që të mundë të sigurojë jetesën e familjes së saj
Një nënë egjiptiane e cila ka jetuar 43 vjet e vetme si një burrë, në mënyrë që të punojë dhe të sigurojë jetesën për vajzën e saj, është nderuar si “nëna ideale” në Kajro.
Sisa Abu Daooh, 64 vjeçare, ka marrë çmimin”gruaja mbajtëse e familjes” nga Drejtoria e Solidaritetit Social të Luxor meqënëse ka punuar kaq shumë për të siguruar jetesën për familjen e saj, raporton Al Arabiya.
Zonja Abu Daooh mbeti pa të ardhura, pasi i vdiq bashkëshorti ndërsa ishte shtatzënë. Gazeta raporton se gjendja e saj u bë më e vështirë nga fakti se duke punuar si grua, shihej keq në komunitetin e saj në Luxor.
E ballafaquar me një jetë lypsareje në rrugë, ajo u maskua si mashkull duke veshur rroba të lirshme, të gjata dhe filloi të bënte punë manuale, duke ngritur tulla, punonte në ndërtim dhe lustronte këpucë.
“Unë preferoja të punoja në punë të rënda si të ngrija tulla dhe qese të çimentosh dhe të pastroja këpucë sesa të lypja në rrugë për të fituar jetesën për vete, për vajzën time dhe fëmijët e saj,” tha ajo.
“Pra, për të mbrojtur veten nga burrat dhe ashpërsia e shikimit të tyre dhe që të mos shënjestrohesha nga ana e tyre për shkak të traditave, vendosa të isha mashkull … dhe u vesha me rrobat e tyre dhe punova së bashku me ta në fshatra të tjerë, ku askush nuk më njihte.”
Vajza e saj Houda u martua me një burrë i cili më vonë u sëmur dhe ishte i paaftë për punë, duke lënë zonjën Ebu Daooh edhe një herë përgjegjëse për familjen. Ajo tani punon kryesisht duke lustruar këpucë, në këtë mënyrë thotë ajo fiton “të ardhura të mira”.
Houda e vlerësoi nënën e saj që siguron jetesën për familjen dhe tha se ajo ende ngrihet në orën 06:00 çdo mëngjes për të shkuar në punë.
Marrë nga: independent.co.uk