Në Gambia do të ndalohet gjymtimi gjenital i grave
Gjymtimi gjenital tek gratë përfshin heqjen e klitorit zakonisht tek vajzat e reja.
Kjo procedurë zakonisht shkakton gjakderdhje, infeksione dhe dhimbje vaginale, por shumë gra kanë pasur edhe shumë komplikacione të tjera shëndetësore, e madje shumë prej tyre edhe kanë vdekur.
Më shumë se 130 milionë gra – më së shumti në Afrikë dhe në – janë bërë “synet”, kurse vetëm në Gambia rreth 76 përqind e grave kanë kryer gjymtim gjenital.
Presidenti Zambian është shprehur se kjo praktikë do të ndërpritet menjëherë, megjithëse nuk e bëri të qartë se kur qeveria do e bëjë draft ligjin për ta ndaluar këtë procedurë.
“Jam shumë e lumtur që presidenti e ka bërë këtë”.
“Nuk e kam pritur këtë as për miliona vjet”.
“Jam shumë shumë krenare dhe e lumtur për vendin tim”, është shprehur një aktiviste për të drejtat e gruas.
Sipas UNICEF prej vitit 2004 deri në vitin 2013, 76 përqind e vajzave midis moshës 15 dhe 49 vjeçare e kanë kryer procedurën e gjymtimit gjenital.
Edhe pse kjo procedurë do të jetë e ndaluar me ligj në Gambia, shumë persona argumetojnë se kjo është e lejuar në fenë islame./A.A.