Ndryshimi midis delegacionit të Iranit dhe delegacionit të BE-së në Oslo
Me 14 dhe 15 Qershor, liderët botërorë jan. mbledhur në Norvegji për forumin vjetor të Oslos, ritriti më i rëndësishëm në botë për ndërmjetësimin e konfliktit.
Eventi i datës 14 dhe 15 qershor në të cilin morën pjesë krerët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ishte një ngjarje për të punuar në drejtim të zgjidhjes së konfliktit aktual botëror në mënyrë të shkathët e më pak zyrtare se zakonisht: Bisedimet e Oslo Forum mbahen nën rregullat e Chatham House, që do të thotë se informacioni i fituar mund të përdoret jashtë bisedës, por pjesëmarrësit në diskutim nuk duhet të identifikohen.
Për të bërë bisedimet më efektive, delegatët shpesh takohen përpara forumit, ashtu siç bëri edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme Federica Mogherini me ministrin iranian të punëve të jashtme Javad Zarif, rrethuar nga ekipet e tyre përkatëse.
Sipas statusit në Twitter të Mogherini-t, të dy folën më 14 qershor në lidhje me marrëveshjen e Iranit dhe Sirisë. Dhe, ndërsa çdo gjë tjetër që është diskutuar ka të ngjarë të mbetet sekret (mund të ketë të bëjë me biznesin evropian në Iran), një foto e takimit u postua edhe nga llogaria e saj në Twitter.
Imazhi është i mrekullueshëm, me Zarif-in dhe delegacionin e tij të përbërë vetëm nga burra përballë Mogherini-t dhe ekipit të saj prej katër grash. Ndërsa gratë ende nuk përbëjnë as gjysmën e njerëzve që mbajnë poste publike në Evropë, ia vlen të përmendet se tani ka mjaft gra të nivelit të lartë në politikën e BE-së.
Irani, nga ana tjetër, është renditur si vendi i pestë më i keq në botë ku të jesh grua, dhe përfshirja e grave në jetën politike është e rrallë. Vetëm dy nga 32 anëtarët të kabinetit të Iranit janë gra, dhe vetëm17 vende të parlamentit nga 290.
Ndërsa takimet vetëm midis burrave mbi çështjet globale vazhdojnë të jenë shumë të zakonshme, e parë nga ky kënd, një delegacion me vetëm burra duket pak i dalë mode./A.A.