Motrat ‘dënohen’ me përdhunim si ndëshkim për gabimin e vëllait të tyre
Dy vajza është urdhëruar të përdhunohen dhe poshtërohen publikisht si ndëshkim për vëllanë e tyre i cili është larguar me një grua të martuar në Indi.
Meenakshi Kumari, 23, dhe motra e saj 15-vjeçare u ‘dënuan’ me përdhunim dhe parakalim lakuriq nëpër rrugë me fytyra të nxira nga një këshill jozyrtar mashkullor i fshatit, pasi vëllai i tyre, u arratis me një grua të kastës dominuese Jat.
Sipas njoftimeve, çifti ishte i dashuruar dhe gruaja u detyrua të martohej me dikë nga kasta e saj.
Një peticion nga organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International po u bën thirrje autoriteteve për të ndaluar sanksionin jozyrtar “të neveritshëm” të përdhunimit.
Ajo ka mblodhur mbi 110,000 firma deri tani.
Familja dhe motrat, të cilët janë të kastës Dali, janë larguar më parë nga fshati nga frika se veprimet e vëllait të tyre do të kishin pasoja shkatërruese për to.
“Këto gjykata Khap në mënyrë rutinë urdhërojnë ndëshkime të dhunshme seksuale kundër grave,” tha Rachel Alcock, koordinatore për veprim urgjent në Amnesty të Britanisë së Madhe.
“Gjykata e Lartë e Indisë ka deklaruar me të drejtë urdhra të tillë të paligjshëm. Qeveria e Uttar Pradesh ka një detyrë urgjente për ta ruajtur këtë familje.
“Duhet të zhvillohet një hetim i pavarur mbi këto urdhra barbarë dhe të paligjshëm të cilët me sa duket vazhdojnë të lëshohen nga gjykata Khap panchayat.”
Motrat kanë bërë peticion në Gjykatën e Lartë duke kërkuar mbrojtje nga këshilli i fshatit në shtetin Uttar Pradesh, rreth 50 kilometra nga Delhi.
Babai i tyre ka paraqitur gjithashtu një ankesë tek dy organe kombëtare duke thënë se familja e tij është ngacmuar jo vetëm nga familja e gruas së rrëmbyer – të cilët janë të kastës dominuese dhe për këtë arsye me ndikim – por edhe nga ana e policisë, raporton Amnesty.
Të njohur si Khap panchayat, këshillat e fshatrave janë të përbërë nga pleqtë lokalë meshkuj dhe janë të paligjshëm në Indi, por ato ende veprojnë në pjesët rurale të vendit./A.A.