#MosqueMeToo: Gratë muslimane tregojnë për sjelljet e këqia seksuale në vendet e adhurimit
Duke u bazuar në fushatën globale #MeToo, gratë muslimane kanë filluar të përdorin #MosqueMeToo për të diskutuar ngacmimet seksuale në vende dhe takime fetare.
Lëvizja filloi nga feministja dhe autorja egjiptiano-amerikane Mona Eltahawy, e cila foli për ngacmimin seksual në pelegrinazhin e Haxhit.
“Unë e fillova #MosqueMeToo dhe postova disa mesazhe rreth ngacmimit seksual në Haxh në vitin 1982 kur isha 15 vjeç. Shumë gra myslimane kanë ndarë përvojat e tyre (që nga ajo kohë),” tha zonja Eltahawy në Twitter.
Ajo tha që në Twitter përgjigja ka qenë e madhe.
Një grua muslimane më dërgoi një email, pasi lexoi mesazhet e mia ku shkruaja se si më kishin sulmuar seksualisht në Haxh që të ndante përvojën e nënës së saj që edhe ajo ishte sulmuar seksualisht në Haxh. Ajo më dërgoi një poemë që theu të gjitha pjesët që mendoja se i kisha ngjitur. Po qaja ndërsa iu përgjigja.
Haxhi është një pelegrinazh pesë-ditor në Mekë, dhe shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. Miliona muslimanë nga e gjithë bota bëjnë pelegrinazh çdo vit.
Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në haxh janë gra.
Zonja Eltahawy i tha Deutsche Welle “mu deshën vite për t’i treguar të gjithëve për atë që më kishte ndodhur”.
“Unë u sulmova seksualisht dy herë. Një nga njerëzit që më sulmuan ishte një polic arab … Kjo gjë më theu në një mënyrë që mu deshën vite që ta kuptoja,” tha ajo.
Disa nga përgjet në Twitter:
Anggi Lagorio
@AnggiAngguni
Kam lexuar rreth #MosqueMeToo. Më solli kujtime të tmerrshme gjatë haxhit të vitit 2010. Njerëzit mendojnë se Meka është vendi më i shenjtë për muslimanët, kështu që askush nuk do të bënte diçka të keqe. Krejtësisht e gabuar.
Hanan
@Onecoldcreative
Unë bashkohem me motrat e mia që kanë përjetuar sulme seksuale në mjedise që mendonin se do të ishin të sigurta. Njerëz të tmerrshëm mund të banojnë në vende të shenjta. Tregon karakterin e tyre. Si muslimanë është detyra jonë të avokojmë për motrat tona që po përballen me padrejtësi. #MosqueMeToo
مادري
@SherlockCloset
#MosqueMeToo mua më kanë ngacmuar seksualisht në Umrah gjatë Tawaf. Mendova se ishte e rastësishme, por ai vazhdoi të më prekte. Dua të them, nëse burrat nuk mund të disiplinojnë veten e tyre edhe në vendin më të shenjtë në tokë, atëherë kam humbur vërtet shpresën që burrat të mos na ngacmojnë më. Ne vetëm duam të jemi të sigurta.
روباهدخت
@rubahdokht
një djalë i ri preku trupin tim pranë Al-Masjid Al-Nabawi në Medinë, Arabinë Saudite. Isha 15 vjeç dhe ai ishte në 20 vjeç.
Unë mendoja që Medina ishte një qytet i sigurt, por isha e gabuar.
Kurrë nuk do ta harroj dhe fal.#MosqueMeToo
“Mesazhi im ndaj burrave muslimanëve është të dëgjojnë, mos të gjykojnë dhe të na pyesn se si mund të na ndihmojnë … Filloni biseda me burra të tjerë myslimanë”./A.A.