Monologu i Luciana Littizzetto perlot Italine

Littizzetto e filloi monologun me humorin e saj të veccantë që jemi mësuar ta shikojmë në emisionin “Che tempo che fa”. Në mes të monologut, teksa po flet për dashurinë Littizzetto apelon për dashurinë që nuk duhet të njohë gjini pasi sipas saj e rëndësishme është të dashurosh dhe jo ajo që bën në shtrat. Monologun ajo e përfundon me një thirrje kundër dhunës ndaj gruas. “Kemi një jetë të vetme, të mos e hedhim tutje përkrah një mashkulli që na dhunon” thotë Littizzetto në mbyllje të monologut të saj.