Monika Lewinsky: “Nuk jam më e vetme” falë lëvizjes #MeToo
Monica Lewinsky ka pritur 20 vjet për lëvizjen Me Too.
“Më vjen keq që ke qenë aq e vetmuar atëherë”, shkruante Lewinsky në një ese të fundit për Vanity Fair, duke kujtuar një mesazh që mori nga një udhëheqëse e lëvizjes Me Too. “Këto shtatë fjalë më tronditën.”
Eseja e Lewinsky-t në edicionin e marsit të kësaj reviste, përshkruan se si luftoi ajo me izolimin dhe traumën kur marrëdhëniet e saj me ish presidentin Bill Clinton u bënë publike në vitin 1998. Vetëm kohët e fundit, me ndihmën e lëvizjes Me Too kundër sjelljeve të këqia seksuale, ajo ndihet më pak e vetmuar. Një shkëmbim privat mesazhesh me një udhëheqëse të lëvizjes ishte shumë qetësues, shkruan ajo.
“Në njëfarë mënyre, e ardhur prej saj – një njohje e një niveli të thellë shpirtëror – këto fjalë erdhën në një mënyrë që më copëtouan dhe më bënë të lotoja”, vazhdoi Lewinsky. “Po, kam marrë shumë letra mbështetjeje në vitin 1998 … Por në përgjithësi kam qenë e vetme. Shumë e Vetme. E vetme publikisht – e braktisur mbi të gjitha nga figurat kyçe të asaj krize, të cilët më njihnin mirë. Që kam bërë gabime, të tërë ne pajtohemi. Por të notoja në atë det vetmie ishte e tmerrshme.”
Eseja e egër e Lewinsky-t përshkruan se si ndihej të ishte objekti famëkeq i një skandali që tronditi një presidencë: Hetimi; sulmi i tregimeve të mediave dhe skutat e ashpra të “Saturday Night Live”; vetë nëna e saj u detyrua të dëshmojë kundër saj; dhe të shihte detaje të jetës së saj seksuale dhe personale ti shfaqej tërë botës.
“Për të qenë e hapur, unë u diagnostikova disa vite më parë me çrregullime të stresit post-traumatik, kryesisht nga përvoja e hidhur e nxjerrjes publikisht dhe izolimit në atë kohë”, shkruan ajo. “Ekspedita ime e traumave ka qenë e gjatë, e vështirë, e dhimbshme dhe e shtrenjtë. Dhe nuk ka mbaruar.”
Lewinsky, tani 44 vjeçe, tha se eksperienca e saj do të ishte e ndryshme nëse do të kishte ndodhur sot. Me rritjen e lëvizjes Me Too, Lewinsky shkroi se do të ishte “mirëpritur në çast në klan”.
Izolimi është një mjet i fuqishëm për nënshtruesin. E megjithatë, unë nuk besoj se do të isha ndier e izoluar nëse do të ndodhte sot. Një nga aspektet më frymëzuese të lëvizjes së sapo krijuar është numri i madh i grave që kanë folur në mbështetje të njëra-tjetrës. Dhe vëllimi në numra është përkthyer në volumin e zërit publik. Historikisht, ai që formon historinë (dhe shpesh është një AI) krijon “të vërtetën”. Por kjo rritje kolektive në nivelin e decibelit ka dhënë një rezonancë për tregimet e grave. Nëse interneti ka qenë një bête noire (gjë e urryer) për mua në vitin 1998, mbesa e tij – media sociale – ka qenë një shpëtimtare për miliona gra sot (pavarësisht bullizmit në internet, ngacmimeve seksuale në internet, publikimit të gjërave personale dhe turpërimit se je kurvë). Virtualisht çdokush mund të tregojë historinë e saj ose të tij#MeToo, dhe të mirëpritet menjëherë në një klan.
Lëvizja Me Too gjithashtu e ka ndihmuar Lewinsky-n të përballet me historinë e saj dhe ta adresojë atë me nuanca më të forta. Ajo ende po përpiqet të kuptojë zonat gri të miratimit mes saj dhe Clinton. Ndërsa beson se ajo që ndodhi “nuk ishte sulm seksual”, ajo tha se ishte një “shpërdorim i madh i pushtetit”.
“Po filloj (vetëm po filloj) të shqyrtoj implikimet e diferencave të pushtetit që ishin kaq të mëdha midis një presidenti dhe një praktikanteje të Shtëpisë së Bardhë”, shkruan ajo. “Unë po filloj të kuptoj nocionin se në një rrethanë të tillë, ideja e miratimit mund të bëhet e diskutueshme. (Edhe pse mosbalancimet e pushtetit – dhe aftësia për t’i keqpërdorur ato – ekzistojnë edhe kur seksi ka qenë konsensual.)
“Dua të jem e matur,” vazhdoi ajo. “Por një gjë e di me siguri: një pjesë e asaj që më ka lejuar të vazhdoj përpara është të di që nuk jam më e vetme. Dhe për këtë jam mirënjohëse.”/A.A.