Modelja Emily Ratajkowski i përgjigjet seksizmit të Pier Morgan
Modelja me famë botërore Emily Ratajkowski i ka kthyer përgjigje komenteve seksiste që prezantuesi britanik i lajmeve, Piers Morgan ka bërë rreth foto-sesionit të modeles për revistën “Love”. Në këtë foto-sesion të përvitshëm të revistës shihet modelja duke promovuar të brendshmet e një linje si dhe intervista e saj ku ajo flet për seksualitetin.
“Për mua seksualiteti, pavarësisht se sa i influencuar është nga shoqëria jonë patriarkaliste dhe maskiliste, mund të kthehet në një element fuqizues për të gjitha vajzat. Mënyra se si unë vishem, si sillem, si flirtoj, si kërcej, si kryej marrëdhënie seksuale – këto janë vendimet e mia dhe nuk duhet të impaktohen nga burrat” shprehet modelja Ratajkowski.
Më pas ajo vijon duke dhënë përkufizimin e saj mbi feminizmin: “Jam e lodhur nga fakti se duhet të konsideroj paraprakisht se si mund të perceptohem apo të dukem nga burrat nëse unë zgjedh të vesh një fund të shkurtër ose nëse dal nudo në një foto. Mendoj se nëse një grua zgjedh të vishet si dëshiron dhe kjo e bën atë të lumtur, atëhere le të vazhdojë”.
Por moderatori britanik Morgan postoi në llogarinë e tij në Twitter intervistën e modeles, nën diçiturën: “Kjo është modelja Emily Ratajkowski që na promovonka feminizmin”. Piers njihet për komentet e tij seksiste dhe “body shaming” pra objektivizimin seksual të vajzave.
Por nuk ka vonuar përgjigjia nga ana e mdoeles në llogarinë e saj në Twitter:
“Duhet theksuar se të diktosh vajzat duke i treguar se çfarë duhet të bëjnë me trupat dhe seksualitetin e tyre është në fakt seksizëm i kulluar. Unë mund të bëj foto-sesione seksi por edhe të jap njëkohësisht mendime mbi feminizmin. Nuk më ndalon dot askush për këtë gjë”./k.m/
Burimi: Shape.com