Mizogjinia lulëzon në internet
Shpresa se interneti do të ishte një hapësirë pa diskriminim, zyrtarisht ka vdekur. Urrejtja në internet është veçanërisht e egër ndaj grave, dhe nuk ka mënyra efektive për ta ndalur atë.
Në vitin 1997, një reklamë nga ofruesi i internetit në SHBA, MCI foli për një rrjet ku nuk ka ” as racë, as gjini, as moshë”. Optimizmi i teknologjisë së viteve 1990 ka marrë fund – racizmi, seksizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet janë shfrenuar fare.
Në vitin 2016, shkencëtarja e medias Sarah Banet-Weiser pretendoi të kundërtën: “Ne jemi në një epokë të re luftërash gjinore”.
Platforma të tilla si 4chan dhe Reddit po ushqejnë urrejtjen ndaj grave dhe po mbledhin mjete për qarqet mashkullore siç janë artistët e gjuajtjes së femrave dhe “MGTOW” (Men Going Their Way), të cilët propagandojnë deklarata mizogjine. Për shembull, artisti i gjuajtjes së femrave Roosh V, pohon se përdhunimi duhet të jetë i ligjshëm.
Bota e gjuhës gjermane nuk përbën përjashtim. Shkencëtarja e medias, Julia Fleischhack e Universitetit të Göttingen lidh sulmet online siç janë kërcënimet për përdhunim ose ndjekjet, me një zvogëlim të pranisë femërore në internet. Studimet tregojnë se urrejtja online shkakton që gratë të tërhiqen nga interneti, ose të praktikojnë vetëcensurim.
Gratë që shprehin pikëpamjet feministe, kanë më shumë gjasa të jenë viktima të urrejtjes online.
“Ky lloj diskriminimi gjinor ka implikime serioze për statusin e grave në internet”.
Trendi është i qartë, por pavarësisht nga një ndërgjegjësim i gjerë për këtë çështje, ekspertët kanë pak për të ofruar kur vjen puna te zgjidhjet praktike./A.A.