Ministri gjerman: Burka nuk është e përshtatshme për shoqërinë tonë
Mbajtja e burkës nga gratë myslimane në Gjermani është kthyer në një çështje mjaft të diskutueshme. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka bërë thirrje për një ndalim të pjesshëm të burkës, duke deklaruar se ndalimi i plotë është në shkelje të kushtetutës.
Ai deklaroi se burka nuk është e përshtatshme në një shoqëri të hapur si ajo e Gjermanisë,dhe se kjo është thelbësore për kohezionin social. “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë fytyrën e tyre”, tha ai.
Ky propozim parashikon që nuk do të lejohet mbajtja e burkës në shkolla, universitete, kopshte, zyra publike ose kur janë duke ngarë makinën. Ai ka kërkuar miratimin e këtij propozimi nga parlamenti që të nisë zbatimi./A.A.